Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 86-të të rregullt e shqyrtoi raportin për zbatimin e thirrjes publike për mbështetje financiare të ciceronëve turistikë të licencuar dhe solli vendim që të miratohen 2.460.000.00 denarë për 80 ciceronë turistikë të licencuar, të cilët i kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e konfirmuara në thirrjen publike.
Me këtë vendim, ciceronëve turistikë do t’u paguhet përkrahje e njëfishtë financiare në vlerë prej 30.750 denarë për tejkalimin e pasojave nga kovid-kriza, të përfshirë në pakon e gjashtë të masave, kumtoi pres shërbimi i Qeverisë.
Si pjesë e pakos së gjashtë të masave anti-kovid bazuar në informacionin mbi thirrjen publike të kryer për mbështetje financiare të kompanive - operatorë në industri për organizim të ngjarjeve, Qeveria miratoi sot vendim që 33 operatorëve ekonomikë nga kjo veprimtari, që plotësojnë kushtet e përcaktuara në thirrjen publike, nga gjithsej 45 aplikacione, t'u ndahen 15,443,661.00 denarë.
Nga i njëjti program i gjashtë për trajtimin e pasojave të krizës kovid, sot u mor vendim për mbështetjen financiare të studiove për fotografi të regjistruara dhe qendrave të fitnesit me të cilat 184 personat juridikë nga këto veprimtari që aplikuan në thirrjen publike, duke pasur parasysh faktin se të gjithë plotësojnë kushtet, për të shpërndarë mbështetjen financiare të paraparë prej 11,924,820.00 denarë.
Sot, Qeveria shqyrtoi informacionin mbi rezultatet e thirrjes publike të kryer për mbështetje financiare të këndeve për lojëra të regjistruara dhe vendpushimeve private për fëmijë, dhe mori vendim për pagesën e një mbështetje totale financiare prej 5,442,232 denarë, për gjithsej 73 persona juridikë që i plotësojnë të gjitha kushtet e thirrjes publike për persona juridikë nga këto veprimtari.
Qeveria në mbledhjen e sotme e miratoi Propozim-ligjin për mbështetje financiare për uljen e pasojave të shkaktuara nga korona virusi KOVID-19 mbi prodhimin e duhanit, me të cilin rregullohen kushtet, shfrytëzuesit dhe çmimi, si dhe procedura për ndarjen e mbështetjes financiare për blerjen e duhanit nga korrja e vitit 2020.
Duke pasur parasysh se nuk bëhet fjalë për ligj voluminoz dhe të ndërlikuar, sipas nenit 170 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe në interes të prodhuesve të duhanit, Qeveria e dorëzoi tekstin e propozuar në miratim me procedurë të shkurtër
Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, në mbledhjen e sotme, është vërtetuar teksti i Projektligjit për ilaçe, me të cilin rregullon ilaçet për përdorim në mjekësinë humane, kushtet dhe mënyra për të siguruar cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin e tyre, mënyrën dhe procedurat për prodhimin e tyre, testimin, shënimin, klasifikimin, vendosjen në qarkullim, qarkullimin, farmakovigjilencën, çmimet, kontrollin e cilësisë, reklamimin dhe inspektimin.
Përpilimi i Propozim ligjit për barnat mbështetet nga Komisioni Evropian dhe ka për qëllim të sigurojë mbështetje për Agjencinë e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore për pajtueshmërinë me standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira farmaceutike, si dhe harmonizimin e legjislacionit kombëtar të barnave me legjislacionin e BE-së (BE acquis)”
Qeveria në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe e miratoi informacionin për formimin e Trupit Nacional Këshillëdhënës për Politika Rinore dhe e ngarkoi Agjencinë për Rini dhe Sport, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Financave, që të emërojnë përfaqësues në Trupin Kombëtar Këshillëdhënës për Politika Rinore, deri më 30 qershor të vitit 2021.
Në pajtim me Ligjin për pjesëmarrje rinore dhe politika rinore, Qeveria formoi Trup Kombëtar Këshillëdhënës për Politika Rinore, si trup për bashkëpunim ndërmjet përfaqësuesve rinorë dhe përfaqësuesve të organeve të administratës shtetërore e cila ka rol këshillues dhe mbikëqyrës gjatë zbatimit të politikave dhe aktiviteteve rinore për të rinj.
Qeveria sot shqyrtoi informacionin mbi krijimin e një grupi pune për shqyrtimin e mundësisë për zgjerimin e mbulimit të konsumatorëve të prekur të energjisë në Programin për mbrojtjen e konsumatorëve të prekur të energjisë.
Për përcaktimin e kësaj mundësie, Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Ministrinë e Shëndetësisë, Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Ministrinë e Financave dhe i sugjeron Komisionit Rregullator të Energjisë, EVN HOME dhe Elektrodistribucionit, të emërojë një anëtar dhe një zëvendës anëtar secili në Grupin e Punës, ndërsa Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të emërojë anëtarë dhe zëvendës anëtarë të cilët kanë qasje në bazat e të dhënave të nevojshme për punën e Grupit të Punës për të paraqitur informacionet e nevojshme në Ministrinë e Ekonomisë si dikaster bartës iniciativës