Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i udhëhequr nga Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska sot vendosën lule të freskëta para përmendores së viktimave të tërmetit të Shkupit në vitin 1963.
Kaluan 58 vite nga tërmeti katastrofal i 2 6 korrikut ku humbën jetën 1.070 njerëz, u lënduan së paku 3 mijë persona, ndërsa 200 mijë shkupjanë mbetën pa shtëpit e tyre.
Dita e përkujtimit të tërmetit të Shkupit është edhe dita kur shprehim falënderim të gjithë atyre të cilët me dashuri dhe solidaritet morën pjesë në ndarjen e dhimbjes me të mbijetuarit dhe që morën pjesë në rindërtimin e qytetit. Shkupi u bë qytet i solidaritet, vend në të cilin u bashkuan mesazhet dhe lutjet për mbështetje dhe për ndarjen e dhimbjes për humbje.
Respekt ndaj personave që humbën jetë gjatë tërmetit dhanë edhe kryetar i Komunës së Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, delegacioni nga Kuvendi dhe nga kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe ambasador dhe delegacioni nga përfaqësitë diplomatik-konsulare në Maqedoninë e Veriut.