Bytyqi: Një atdhe, një shoqëri, për të gjithë, sepse të gjithë meritojnë shanse të njëjta!

Marrëdhëniet e mira ndëretnike, kohezioni shoqëror, mosdiskriminimi dhe toleranca, zbatimi i tyre dhe praktika e vazhdueshme janë postulatet bazë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e cila sot shënon 20 vjetorin nga nënshkrimi i saj.

Të gjithë njerëzit në këtë vend meritojnë të jetojnë me dinjitet, të kenë të drejta dhe liri të barabarta. 
Prandaj dhe Marrëveshja e Ohrit është e rëndësishme, sepse ajo solli mundësi të reja për të gjithë komunitetet, që të gjithë njerëzit të përfshihen në mënyrë të barabartë në zhvillimin e vendit tonë. Ne atë duhet ta shohim si një dokument që paraqet bazë për realizimin e të drejtave civile të të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga nacionaliteti i tyre, prandaj edhe mendoj se duhet të vazhdojmë të punojmë shumë për zbatimin e tij. Sepse është e drejtë dhe sepse është në përputhje me vlerat bashkëkohore evropiane, për të cilat ne përpiqemi si shoqëri. Një atdhe, një shoqëri, për të gjithë!

Përfitimet nga Marrëveshja Kornizë janë të dukshme. Janë miratuar një numër i madh ligjesh, ndryshime dhe plotësime ligjore, shumica prej të cilave pjesa më e madhe janë ligje për mosdiskriminimin dhe përfaqësimin e barabartë, pastaj në fushën e identitetit, kulturës, arsimit dhe decentralizimit të pushtetit, si një mënyrë për zhvillim të ekuilibruar ekonomik. Në këtë mënyrë ne sigurohemi që çdo qytetar të ketë një jetë dinjitoze, sepse të gjithë meritojnë shanse të njëjta.

Marrëveshja Kornizë e Ohrit është një kornizë për bashkëjetesë ndëretnike, barazi, unitet dhe multikulturalizëm. Edhe pse na kujton konfliktin ushtarak, ai gjithashtu dërgon një mesazh që nuk duhet të përsëritet, dhe se problemet duhet të zgjidhen gjithmonë në mënyrë paqësore dhe dinjitoze. Në fund, Marrëveshja Kornizë e Ohrit hapi derën që të gjithë të ndihen të barabartë dhe që të gjithë të përfshihen në mënyrë të njëjtë në zhvillimin e këtij vendi.