Zaev dhe Carovska në hapjen e paraleles së re duale në Shkollën e Mesme të Mjekësisë: Krijojmë kuadro të kualifikuar eksperte për nevojat e tregut të punës

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, bashkë me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, kryetari i Qytetit të Shkupit; Petre Shilegov, përfaqësuesi i SHA Allkalloid, Nikolla Eftimov dhe drejtoresha e Shkollës së Mesme të Mjekësisë të Qytetit të Shkupit “Dr. Pançe Karagjozov”, sot në mënyrë solemne e prezantuan paralelen parciale-duale “Teknik farmaceutik në industrinë farmaceutike” në këtë shkollë.

Hapja e paraleles së re, për të cilën kishte interes të madh dhe në të cilën mësojnë 23 nxënës, është në kuadër të fushatës “Mëso mençur, puno profesionalisht” të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës si përgjigje ndaj nevojave të kompanisë, ndërsa njëkohësisht edhe si rezultat i deficitit të punonjësve në kompanitë në korniza nacionale.

Në fjalimin e tij Kryeministri Zaev shprehu besim se investimi në arsimin e mesëm profesional do të rezultojë në krijimin e profileve arsimore të reja dhe cilësore dhe do të ketë efekt në rritjen e ekonomisë nacionale  dhe menaxhimin me problemin e të rinjve që largohen nga vendi.

 

“Me shumë kënaqësi mund të konkludoj se vizioni i Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është konfirmuar si i afërt dhe tërheqës për të rinjtë të cilët shumë shpejt e njohën këtë mundësi. Këtë e dëshmojnë numrat pas përfundimit të dy afateve të regjistrimit për këtë vit shkollor në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku shumica e nxënësve të regjistruar, gjegjësisht gati se 64%, zgjodhën arsimin e mesëm profesional", tha Kryeministri Zaev.

Kryeministri përshëndetën vizionin dhe frymën sipërmarrëse të kompanisë SHA Allkalloid e cila do të sigurojë pajisje mbrojtëse, kontrolle sistematike, ushqim dhe bursa mujore prej 3.000 denarë për secilin prej këtyre studentëve gjatë shkollimit të tyre.
Ai gjithashtu përshëndeti përpjekjet e mësimdhënësve për zbatimin e deritanishëm të profesionit të tyre fisnik dhe kujdesin maksimal për ruajtjen e protokolleve shëndetësore, ndërsa nxënësve u uroi një vit të suksesshëm shkollor.

Në fjalimin e saj para të pranishmëve, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska tha se me krijimin e fushatës “Mëso mençur, puno profesionalisht”  Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës janë të përkushtuar fuqishëm për ulje të drejtpërdrejtë të papunësisë të të rinjve në vend.

"SHA Allkalloid u kyç në dialogun që ne si Ministri e filluam diku në fillim të këtij viti kalendarik së bashku me vetëqeverisjet lokale, odat e tregtisë dhe me komunitetin e biznesit, në mënyrë që të përcaktojmë për herë të parë së bashku se cilat profesione na duhen. Rezultati i asaj përpjekjeje të përbashkët është numri i shtuar i studentëve të regjistruar në arsimin e mesëm profesional edhe atë për 6% më shumë se vitin e kaluar dhe 1384 nxënës të regjistruar në 97 klasa duale në 44 shkolla, në bashkëpunim me 220 kompani. I inkurajoj kompanitë në Maqedoninë e Veriut të ndjekin shembullin e atyre që janë përfshirë tashmë, siç është kompania Allkalloid nga viti i ardhshëm shkollor dhe të bëhen pjesë e së njëjëts", nënvizoi Carovska.

Kryetari Shilegov falënderoi SHA Allkalloid, si dhe të gjitha ato kompani nga profesione të ndryshme që në bashkëpunim me shkollat e mesme profesionale ofrojnë mundësinë për realizimin e mësimit praktik në fushën e atyre profesioneve.

"Kjo çështje na tangon të gjithëve si institucione, por edhe si njerëz, kryesisht sepse kemi një përgjegjësi ndaj fëmijëve tanë, ndaj të rinjve, për t'u ofruar atyre arsim cilësor që do të arrijë qëllimin parësor të krijimit të kuadrove të kualifikuara dhe profesionale që do t'i përgjigjet nevojave të tregut të punës, kryesisht në vend, por edhe më gjerë", nënvizoi Shilegov.

Përfaqësuesi i SHA Allkolloid dhe koordinatori i projektit Nikolla Eftimov theksoi se është një nder i madh për kompaninë për të marrë pjesë në një iniciativë të tillë për zhvillimin e stafit të ri dhe shtoi se është shumë e rëndësishme që nxënësit të shohin se si me punë mund të kenë një karrierë në një nga kompanitë më të mira që di të kujdeset për punonjësit e tyre.

Drejtoresha e Shkollës së Mesme të Mjekësisë të Qytetit të Shkupit “Dr. Pançe Karagjozov”, Maja Saliu, në fjalimin e saj vuri në dukje se me hapjen e kësaj paralele të re parciale duale do të krijohet një profil i ri arsimor që nuk ka ekzistuar në vend deri më tani.

Në këtë ngjarje solemne në Shkollën e Mesme të Mjekësisë të Qytetit të Shkupit “Dr. Pançe Karagjozov”, si përfaqësuese e SHA Allkalloid në emër të drejtorit të përgjithshëm Zhivko Mukaetov, mori pjesë edhe Millkica Gligorova, anëtare e Bordit Drejtues dhe drejtor për prodhimtari nga farmacia.