Thirrje për regjistrimin e publikut për manifestimin e 8 Shtatorit - 30 vjet Pavarësi

 

Të nderuar qytetarë,

Na paraqet nder dhe kënaqësi që të ju ftojmë në manifestimin qendror, “30 vite Pavarësi”, me rastin e jubileut 8 Shtatori - Dita e Pavarësisë, e cila do të mbahet me 8 shtator të vitit 2021 ( e mërkurë) në orën 17:00 para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Skenarin e ngjarjes mund ta gjeni KËTU

Ngjarja është me numër të kufizuar të publikut për shkak të pandemisë dhe protokolleve shëndetësore të cilat na penguan nga shumë momente festimi të përbashkët.

Të gjithë të pranishmit duhet të posedojmë certifikatë vaksinimi ose vërtetim që e kanë kaluar virusin korona.

Që të mundësojmë ngjarje të sigurt nga aspekti shëndetësor, për të gjithë mysafirët është paraparë  vend për ulje me distancë të përshtatshme, dhe lëvizja gjatë ngjarjes nuk rekomandohet, në mënyrë që të mos shkelen protokollet shëndetësore.

Hyrje në ngjarje është e mundësuar vetëm për qytetarët që do të regjistrohen në këtë LINK.

Numri i ulëseve është i kufizuar, ndërkaq regjistrimi do të mbyllet në momentin kur do të mbushet numri i vendeve të lira.

Qytetarët e regjistruar do të fitojnë informacion logjistik kthyes rreth pozicionit të vendit për ulje dhe link i cili dërgon deri te harta në të cilën është paraqitur hyrja nga ku mund të kesh qasje deri te vendi për ulje.

Qendra e Shkupit  ( ringu i madh) do të jetë i mbyllur për trafik për shkak të së cilës apelojmë deri te qytetarët të cilët do të regjistrohen për prani të arrijnë para Kuvendit pa mjetet vozitëse.

Qytetarët të cilët duan të ndjekin ngjarjen, ndërsa nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë, do të mund ta ndjekin transmetimin e drejtpërdrejt nga kanali i parë i Radio Televizionit Nacional ose përmes video strimit në këtë link: https://youtu.be/E--DEfh1uIE.

Me respekt,

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut