Maqedonia e Veriut me mision shpëtimi edhe për 97 qytetarë nga Afganistani, aktivistë të NDI-së

Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar në aksionin humanitar i cili ka për qëllim të ndihmojë qytetarët nga Afganistani, të cilët periudhën e kaluar punuan në përmirësimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe paqes.

97 qytetarë nga Afganistani të cilët arritën në Shkup do të vendosen përkohësisht deri sa nuk sigurohet transfero deri te destinacioni i tyre final. Shpenzimet për këtë grup do të jenë tërësisht të mbuluara  nga Institutit Nacional Demokratik (NDI) për punë ndërkombëtare.

Pas arritjes u zbatua procedura standarde, mbështetja nga Kryqi i Kuq, kontroll i sigurisë dhe mbrojtjes, mbështetje mjekësore, PCR test dhe mundësi për vaksinim.