Me rastin e Ditës Botërore të Personave me Paraëlizë Cerebrale sot Lidhja Nacionale e Personave me Invaliditet Fizik “Mobilnost – Maqedoni” organizoi takim pune në të cilën morën pjesë Spase Dodevski, këshilltar i Kryetarit të Qeverisë dhe udhëheqës me Trupin nacional koordinativ për zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara, për të drejtën e personave me aftësi të kufizuara dhe këshilltari i Kryeministrit për Punë dhe politikë sociale, Millan Zhivkoviq.
Në takim u bisedua për gjendjen aktuale, mundësitë dhe nevojat e personave me invaliditet fizik, gjatë së cilës u theksua se Qeveria në mënyrë serioze vepron dhe me intensitet të jashtëzakonshëm do të fillojë të punojë në të gjitha proceset për realizimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, me qëllim vazhdim i bashkëpunimit me shfrytëzuesit dhe aleatët, me qëllim përmirësimi i jetës së personave.
Në këtë drejtim u theksua se Lidhja Nacionale e Personave me Invaliditet Fizik ka edhe përfaqësuesin e saj, zëvendës-anëtar në përbërje të Trupit Koordinues Nacional në Qeveri, i cili me anë të komunikimit të drejtpërdrejtë është përfshirë në realizimin e avancimit të të drejtave dhe mundësive të personave me aftësi të kufizuara.
Në takim e sotëm të punës, përfaqësuesit e Qeverisë e theksuan gatishmërinë e Qeverisë që ta vazhdojnë zbatimin e proceseve në vendin tonë, përmes decentralizimit dhe deinstitucionalizimin, duke respektuar të drejtat themelore të njeriut, të zbatojnë projekte në bashkëpunim me sektorin civil, me qëllim sigurimin e sh[tërbimeve cilësore sociale dhe shërbimeve të tjera për kujdes ndaj të gjitha kategorive të qytetarëve.
Me shënimin e Ditës së Personave me Paralizë Cerebrale sigurohet dhe promovohet ngritje e vetëdijes për arsyet të cilat e shkaktojnë paralizën cerebrale, si dhe zbulimi i hershëm dhe intervenim, i këtij problemi të komplikuar mjekësor, psikologjik dhe social në drejtim të përmirësimit të gjendjes së personave me paralizë cerebrale, u konkludua në takimin e sotëm me rastin e Ditës Botërore të Personave me Paralizë Cerebrale.