Partneriteti i hapur qeveritar

 

Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdimisht punon në përmirësimin e efikasitetit të punës së institucioneve shtetërore, rritjen e transparencës dhe qasjes te informacionet, luftën kundër korrupsionit dhe sigurimin e cilësisë së lartë të shërbimeve publike për qytetarët dhe bizneset përmes shfrytëzimit të fuqisë së teknologjisë dhe inovacioneve.

Përmes aderimit në iniciativën vullnetare globale për Partneritet të hapur qeveritar, Qeveria e Republikës së Maqedonisë u zotua dhe e vërtetoi angazhimin e saj që vazhdimisht të përmirësohet dhe punën e saj ta bazojë në institucionet qeveritare të hapura, transparente, të sigurta dhe efikase që komunikojnë dhe bashkëpunojnë me qytetarët. Obligimet në aspekt të transparencës në kryerjen e aktiviteteve qeveritare, si dhe përfshirjes së sektorit civil dhe privat paraqesin prioritete të larta në agjendën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Sektori civil akumulon energji të madhe krijuese që duhet të përdoret në mënyrë më aktive në sektorin publik përmes përmirësimit dhe trajtimit të kulturës së përfshirjes dhe respektimit të të drejtave të të gjithë qytetarëve në procesin e krijimit të politikave dhe vendim-marrjes, miratimit të ligjeve dhe qasjes te informacionet.

Më e rëndësishmja, Partneriteti i hapur qeveritar ka ndikim të fortë mbi inovacinet, zhvillimin dhe konkurencën.

Platforma online për Partneritet të Hapur Qeveritar (PHQ) paraqet pikë qendrore për konsultim, monitorim, përfshirje, rrjetëzim dhe njoftim të të gjitha palëve të interesuara dhe të përfshira në proces.

Portali për PHQ ka për qëllim të shërbejë si platformë për ndërveprimin dhe shkëmbimin e informacioneve në katër segmente: konsultime për përgatitjen e Planit Nacional aksionar (PNA), monitorimin e zbatimit të PNA-së, si dhe monitorimin e punës së Këshillit të PHQ-së dhe të Rrjetit të organizatave qytetare për PHQ, në mënyrë plotësuese ofron mundësi për mirëmbajtjen e takimeve virtuale online me biseda të drejtpërdrejta dhe video lidhje të pjesëmarrësve.

Platforma online për PHQ ka për qëllim informimin elektronik të qytetarëve, organizatave joqeveritare, subjekteve afariste dhe institucioneve shtetërore, por edhe për përfshirjen e tyre në aktivitetet për zbatimin e Partneritetit të hapur qeveritar në vend.

Mëso më tepër rreth platformës online për PHQ në linkun në vijim: https://ovp.gov.mk/