Delegacion i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i udhëhequr nga zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Kalinka Gaber, vendosën lule në varrin e presidentit Kiro Gligorov.
Sot bëhen 10 vite nga vdekja e presidentit të parë të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov, i cili më 8 shtator të vitit 1991, pas referendumit të suksesshëm, e shpalli pavarësinë e shtetit.
Presidenti Gligorov ishte presidenti i parë maqedonas i cili mbajti fjalim në gjuhën maqedonase në foltoren e Kombeve të Bashkuara më 8 prill të vitit 1993, kur Republika e Maqedonisë u bë anëtare e 181-të e KB-së.