Kryeministri i sapozgjedhur i Qeverisë Dimitar Kovaçevski e ndërmori funksionin dhe kabinetin nga Kryeministri i deritanishëm Zoran Zaev

Kryeministri i sapozgjedhur i Qeverisë Dimitar Kovaçevski, sot e mori funksionin dhe kabinetin nga Kryeministri i deritanishëm Zoran Zaev.

Kryeministri në largim Zoran Zaev dhe Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, atij dhe ministrave ju dëshiroi sukses në punë dhe realizim të programit dhe prioriteteve të Qeverisë së re në periudhën e ardhshme.

Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski falënderoi paraardhësin e tij Zoran Zaev për realizimet pozitive në dy mandatet e fundit, si dhe për mbështetjen në procesin e formimit të Qeverisë së re.