Me rastin e 150 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit, delegacion i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga ministrja e kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska, zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski dhe këshilltari i kryeministrit Edmond Ademi vendosën lule para monumentit Goce Dellçev në Parkun e Qytetit në Shkup dhe në monumentin e Goce Dellçevit në sheshin "Maqedonia" në Shkup.
Vendosja e luleve te monumentet e Goce Dellçevit nga delegacioni qeveritar është pjesë e manifestimeve solemne në përkujtim të përvjetorit jubilar të Goce Dellçevit, që jetën dhe veprën e tij e përfshiu në luftën revolucionare për krijimin e shtetit të pavarur maqedonas.