Rritja e pagës minimale duhet parë në kuadrin e politikës më të gjerë ekonomike e cila udhëhiqet vitet e fundit dhe ajo është se jo vetëm mbështet rritjen e pagës minimale, e cila tani është dy herë më e lartë se 4 vjet më parë, por shkon së bashku me mbështetjen e vazhdueshme të punëdhënësve dhe kompanive, theksoi Kryeministri i Qeverisë Dimitar Kovaçevski në një intervistë për TV Alsat-M.
“Unë kam qenë gjithmonë një përfaqësues që puna e punëtorëve duhet të vlerësohet dhe që paga minimale është diçka që duhet të jetë mbi kufirin e varfërisë. Për krahasim, para ardhjes së kësaj qeverie të koalicionit të udhëhequr nga LSDM, Maqedonia e Veriut njihej si parajsë për fuqi punëtore të lirë dhe këtu erdhën investitorë të cilëve iu ofruan punëtorë prej 9.000 denarë, të gjithë jemi të vetëdijshëm. Në atë kohë nevojiteshin 4 paga minimale për të mbuluar një shportë konsumatore, sot pas rritjes 100% të pagës minimale dhe me një numër historikisht më të ulët të të papunëve prej 15.7%, shporta e konsumatorit mbulohet me 2 paga minimale, theksoi Kryeministri Kovaçevski.
Kovaçevski shtoi se nuk duhet harruar se kompanitë në vend përkrahen për rreth 130.000 vende pune duke subvencionuar kontributet për çdo rritje të pagave të punëtorëve.
Është gjithashtu e rëndësishme, tha kryeministri, se për dallim nga më parë kur vendimet për pagën minimale dhe vendimet e tjera në sferën sociale i merrte Qeveria pa dialog, sot këto vendime të rëndësishme merren përmes dialogut social me pjesëmarrje të barabartë. të Qeverisë, sindikatave dhe organizatave të punëdhënësve.
Rritja e pagës minimale, tha Kovaçevski për TV Alsat-M, do të ndikojë pozitivisht në rritjen e pagës mesatare, e cila nxitet nga rritja më e madhe historikisht e pagave në shëndetësi, arsim dhe aktivitete tjera publike.