Për më shumë se 330 mijë pensionistë pensionin e muajit mars do ta kenë më të lartë për 1.000 denarë me të cilën do të realizohet ndihma financiare intervenuese e drejtpërdrejtë e dakorduar e cila me të njëjtën shumë do të përfshihet në muajt prill dhe maj.
Këto janë 3000 denarë shtesë vetëm për këta tre muaj, të cilët pasohen me rritjen më të madhe të pensioneve deri më tani sipas harmonizimit prej 2,9% në janar të këtij viti kur pensionistët kanë pasur rritje prej së paku 460 denarë.
Me këtë përshtatje, me ndihmën financiare intervenuese, si dhe me modelin e ri për rritje të vazhdueshme të pensioneve, që do të fillojë të zbatohet me pensionin e shtatorit, pensionistët këtë vit do të kenë rritje totale vjetore në vitin 2022 prej mbi 10.000 denarë, që është një rritje rekord e pensioneve në historinë e Maqedonisë së Veriut.
Pensionet e muajit mars përmes rrjetit të bankomateve do të jenë në dispozicion nga data 29 mars e vitit 2022, ndërsa pagesa në para të gatshme e pensioneve për klientët që nuk përdorin kartela, bankat do t’i paguajnë në katër grupe sipas lartësisë së pensionit edhe atë:
- Për pensione me lartësi prej 11.000 denarë, pagesa do të bëhet më 29.03.2022 (e martë);
- Për pensione me lartësi prej 11.001-14.000 denarë, pagesa do të bëhet më 30.03.2022 (e mërkurë);
- Për pensione me lartësi prej 14.001-18.000 denarë, pagesa do të bëhet më 31.03.2022 (e enjte) dhe
- Për pensione me lartësi mbi 18.001 denarë, pagesa do të bëhet më 01.04.2022 (e premte).
Mbështetja financiare, si dhe rritja e pensioneve sipas metodologjisë së re, do të paguhet nga Fondi i për Sigurim Pensional dhe Invalidor, i cili konfirmon stabilitetin e tij si rezultat i politikave të mira ekonomike të qeverisë dhe menaxhimit të suksesshëm të Fondit dhe rezervat e krijuara.
Qeveria e ka arritur gjithë këtë pa rritur normat e kontributeve pensionale, gjegjësisht pa ngarkim shtesë për biznesin dhe përmes dialogut të hapur me të gjitha palët, duke arritur kështu një zgjidhje të qëndrueshme për rritjen e vazhdueshme të pensioneve dhe rrjedhimisht standardit të jetesës dhe cilësisë së jetës. të pensionistëve.