Qeveria e miratoi Informacionin për fillimin e programimit të Programit të Veprimit për vitin 2023 në kuadër të IPA 3

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut  në mbledhjen e sotme tematike të 33-të, e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për fillimin e programimit të Programit të Veprimit për vitin 2023 në kuadër të IPA 3, nga e cila pritet të përcaktohen prioritetet për financimin e programeve dhe projekteve qeveritare të këtij instrumenti për  ndihmë paraaderuese të Bashkimit Evropian.

IPA 3 Marrëveshja Kornizë për Partneritet Financiar (FFP) e cila i rregullon  marrëdhëniet dhe i  përcakton rregullat  dhe parimet për zbatimin e IPA 3 është në fazë të konsultimeve ndërministrore dhe pritet të miratohet dhe ratifikohet më së voni deri në shtator të vitit 2022.

Sipas strukturës, IPA 3 është e ndarë në pesë dritare dhe atë : Sundimi i së drejtës, të drejtat themelore dhe demokracia, Qeverisje e mirë, harmonizimi i legjislacionit, marrëdhëniet për fqinjësi të mirë dhe komunikimi strategjik; Agjenda e gjelbër dhe lidhja e qëndrueshme; Konkurrenca dhe rritja gjithëpërfshirëse; Bashkëpunimi territorial dhe ndërkufitar,  ku janë përcaktuar prioritete të shumta tematike.