Me diskutimin për avancimin e përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara, në Qeveri u mbaj takimi i katërt i këshilltarëve të Kryetarit të Qeverisë (Milan Zhivkoviq, Spase Dodevski, Teodor Bogoevski) me përfaqësuesit e Nismës Qytetare “Është koha!”, ku janë anëtarë prindërit e fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara.
Në takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve të përkatëse dhe kompetente për përmbushjen kërkesave që janë krijuar nga Nisma “Është koha!”. Të pranishëm ishin përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministria së Financave, Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe KNF (Klasifikimi Ndërkombëtar i Funksionimit).
Këshilltari Zhivkoviq tha se ky është takimi i parë në “përbërje të plotë” ku përfaqësuesit e Nismës “Është koha!” janë të informuar drejtpërdrejt nga institucionet për rrjedhën e përmbushjes së kërkesave dhe dinamikën e realizimit të tyre. Qeveria mbetet e përkushtuar të punojë dhe vazhdimisht t’i avancojë dhe lehtësojë kushtet e jetës së personave me aftësi të kufizuara, pavarësisht moshës së personave.
Qëllimi është përmirësimi i jetës së personave me aftësi të kufizuara përmes zgjidhjeve sistemore dhe gjetjes së zgjidhjeve përfundimtare, të krijuara në mënyrë gjithëpërfshirëse. Nga këshilltarët Dodevski dhe Bogoevski është theksuar se në pesë vitet e fundit është bërë shumë, kanë filluar proceset evropiane, jo vetëm në aspekt të sigurimit cilësor të Ligjit për mbrojtje sociale, por edhe në aspekt të problemeve të tjera të këtyre personave, të cilët meritojnë barazi, jetë të pavarur dhe funksionim në shoqëri.
U përmend se veçanërisht po punohet edhe në ndryshimet në Ligjin për punësim, në pjesën e përmirësimit të zgjidhjeve sistemore për punësimin e personave me aftësi të kufizuara.
Kërkesat që tashmë janë plotësuar dhe zbatuar (ose në proces zbatimi) përfshijnë shkurtimin e afatit për fitimin e të drejtës së këpucëve ortopedike nga 9 në 6 muaj, procedura për marrjen e pajisjes "procesori i të folurit" ka përfunduar (marrëveshje e nënshkruar nga FSSH më 28.03.2022), përjashtimi nga participimi për trajtim spitalor për një shoqërues, si dhe rritja e masës së shtesës speciale (mbetet të përcaktohet mënyra dhe metodologjia).
Për të gjitha kërkesat tjera të Nismës Qytetare “Është koha!” u arrit marrëveshje nga institucionet kompetente dhe mbetet të definohet koncepti se si të njëjtat të zbatohen në përputhje të buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me fokus në rritjen e llojit të shërbimeve dhe mbulimit të tyre për personat me aftësi të kufizuara.
Është arritur marrëveshje që Nisma “Është koha!” të mbajë takime të rregullta (një herë në muaj) në të njëjtën përbërje si sot, me të cilat në kuadër të konsultimeve sektoriale me institucionet dikasteriale do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Nismës nga temat përkatëse. Shumica e kërkesave pritet të realizohen në tre deri në gjashtë muajt e ardhshëm. Pritet në tre deri në gjashtë muajt e ardhshëm të realizohen një pjesë e madhe e kërkesave.