Punonjësit në arsim dhe mbrojtjen dhe edukimin e fëmijëve janë baza për zhvillimin e shoqërisë dhe potencialit cilësor njerëzor. Prandaj, një nga prioritetet kryesore të Qeverisë është rritja e vazhdueshme e pagave të mësimdhënësve dhe edukatorëve dhe mësueseve kujdestares, për të cilën punojmë dhe do vazhdojmë të punojmë.
Me dialog konstruktiv me sindikatat që janë partneri ynë i fortë, pagat e punonjësve në arsim dhe mbrojtjen e fëmijëve në periudhën 2017-2022 janë rritur për 21%. Me rritjen e fundit, një mësues/mësuese i/e shkollës fillore tani merr pagë prej 24.786 denarë, plus për punën e kaluar, që është një rritje prej 3.267 denarë plus për punën e kaluar, për dallim nga viti 2016 kur paga e tij ishte 21.521 denarë. Te mësimdhënësit në arsimin e mesëm paga tani është 25.642 denarë dhe është rritur për 4.353 denarë plus për punë të kaluar.
Në periudhën e kaluar nga viti 2017 deri në vitin 2022, me futjen e metodologjisë së re të llogaritjes, është arritur rritja më e madhe e pagave të punonjësve në kopshte. Në vitin 2017, një edukator/edukatore në kopsht ka marrë pagë prej 14.493 denarë. Në vitin 2022, paga mesatare e paguar për muajin shkurt të edukatorit/edukatores është 19.560 denarë plus për punë të kaluar. Diferenca është 5.067 denarë më tepër në llogarinë e këtyre punonjësve, plus kompensimi për punë të kaluar. Paga e edukatorit/edukatores në kopsht në vitin 2017 ka qenë 19.200 denarë, ndërsa në vitin 2022 25.642 denarë plus kompensimi për punë të kaluar. Rritja këtu është 6.442 denarë, plus puna e kaluar.
Rritja e pagave për punonjësit në arsim dhe kopshte është në kohën e kësaj Qeverie dhe marrëveshjes kolektive të nënshkruar në vitin 2019 në qershor. Debati për marrëveshjen e re kolektive është shansi për zgjidhjen e përhershme të rritjes së vazhdueshme të pagave. Qeveria është e hapur për dialog për arritjen e një sistemi të rritjes së pagave që nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i provokuar prej grevave dhe pakënaqësive. Së bashku të gjejmë një model për rritje që, si me marrëveshjen për pagën minimale, do të lidhet me rritjen e pagës mesatare dhe rritjen e kostos për jetesë.
Inkurajojmë Sindikatën, e cila tregoi interes për qasjen e re, të vazhdojë dialogun dhe të merr pjesë dhe të ndërmerr përgjegjësinë për një zgjidhje të qëndrueshme të rritjes së pagave.
Kërkesat duhet të jenë reale dhe të dalin nga ndjenja që duhet të jetë për momentin. Në kushte të krizës së mbarë botërore ekonomike, e cila nuk anashkaloi asnjë vend, as edhe vendin tonë, Qeveria në një dialog të përbashkët me sindikatat përfaqësuese vazhdon të sigurojë zgjidhje sistemore me të cilat do të vazhdojë rritja e pagave për punonjësit në shkollat dhe kopshtet.