Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, përmes përshtatjes së rregulloreve nga fusha e mbrojtjes sociale, siguroi qasje të lehtë deri në realizimin e të drejtës së ndihmës së garantuar minimale të shtesës monetare për shkak të mbulimit të një pjese të shpenzimeve për konsumin e energjisë në familje edhe për muajt nga prilli deri në shtator gjatë kohës së rrethanave të jashtëzakonshme, pra për kohëzgjatjen e pandemisë me KOVID 19.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, duke pasur parasysh rrethanat e jashtëzakonshme me pandeminë nga KOVID 19 janë përfunduar, i njofton qytetarët se qasja e lehtë deri te e drejta e ndihmës së garantuar minimale ndërpritet të vlejë dhe përfituesit e ndihmës së garantuar minimale do të realizojnë shtesë monetare për shkak të mbulimit të pjesës së shpenzimeve për konsumin e energjisë në familje, për muajt nga tetori deri në mars, në përputhje me Ligjin e Mbrojtjes Sociale, të llogaritur nga 30.06.2022.