Delegacion qeveritar e shënoi 8 Dhjetorin me vendosjen e luleve në monumentin e Shën Klimentit të Ohrit

Delegacion qeveritar i përbërë nga Agim Nuhiu, zëvendësministër i Drejtësisë dhe Filip Nikolloski, zëvendësministër i Financave, me rastin e shënimit të festës shtetërore 8 Dhjetorin - "Shën Klimenti i Ohrit", vendosi lule të freskëta në përmendoren e këtij dukatorit të madh përpara Bibliotekës Universitare Nacionale në Shkup, e cila mban emrin e tij.

Me shënimin e kësaj dite, ne përkujtojmë veprën e Shën Klimentit të Ohrit, nxënësit të madh të arsimtarëve mbarësllavë vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi, emri i të cilëve lidhet me fillimet e shkrim-leximit maqedonas. Shën Klimenti i Ohrit la gjurmë jo vetëm në shkrim-leximin dhe historinë maqedonase, por edhe në historinë e popujve të tjerë të Ballkanit, pasi ai është themeluesi i Shkollës Letrare të Ohrit, e njohur edhe si "Universiteti i parë ballkanik dhe evropian Shën Klimenti i Ohrit”. Respekti për gjuhën dhe shkrim-leximin është respekt për historinë, identitetin dhe diversitetin.