Sot u mbajt seanca e tretë e Këshillit Koordinues për Bashkësi të Sigurisë dhe Inteligjencës, të udhëhequr nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, ku morën pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi, ministrat e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe i Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, drejtorët e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Zarko Milloshevski dhe i Agjencisë për Zbulim, Erolld Musliu, udhëheqësi i Shërbimit – Sektor për Siguri Ushtarake dhe Inteligjencës, Ivica Ampov, ndërsa si ad-hok mori pjesë edhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski.
Mbledhja është thirr si nismë e zyrës së Këshillit të kryesuar nga sekretari Daniella Ilioska.
Në seancë u konstatua se gjendja e sigurisë është stabile dhe se nuk ka kërcënim real për sigurinë e qytetarëve. Bashkësia e sigurisë dhe inteligjencës është në komunikim dhe koordinim të përditshëm të ndërsjellë, si dhe me partnerë ndërkombëtarë nga sektori i sigurisë, me të cilët vazhdimisht punojnë për shkëmbimin e informacionit dhe përvojës në trajtimin e kërcënimeve hibride.
Nga seanca e Këshillit u vendos që të formohet një ekip operativ për sigurinë kibernetike dhe kërcënimet hibride, i cili do të menaxhohet nga Byroja e Sigurisë Publike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ekipi operativ do të përbëhet nga ekspertë të Byrosë së Sigurisë Publike, Agjencisë së Inteligjencës, Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Sektorit të Sigurisë Ushtarake dhe Shërbimit Informativ. Është planifikuar që sipas nevojës të përfshihen edhe institucione të tjera dhe ekspertë.
Detyra kryesore të ekipit operativ do të jenë vlerësimi dhe rekomandimet profesionale, përgatitja e standardeve minimum për ndërtimin e rezistencës së çdo institucioni dhe përforcim të komunikimit me publikun në nivel ditor.
Mes tjerash, është sjellë edhe vendim me të cilin përforcohet komunikimi me institucionet partnere në pjesën e vlerësimit të rezistencës dhe mbrojtjes së sistemit.