Nga Konferenca vjetore: Investuam në standardin e qytetarëve, ekonominë, perspektivat europiane në vitin 2022, janë hapur mundësi të reja për vitin 2023

Në Konferencën vjetore “Viti i mundësive të reja”, që mbahet në hotelin Aleksandar Palas në Shkup, pas fjalimit të Kryeministrit Dimitar Kovaçevski, fjalim mbajti edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, ndërsa u mbajtën edhe katër panele, në të cilat ministrat iu përgjigjën pyetjeve për rezultatet në mandatin njëvjeçar dhe perspektivat e hapura.

“Në momentet kyçe, kur i tërë rajoni përdoret si poligon i ndikimit, ne si shumicë progresive i sfidojmë të gjithë për një Aleancë evropiane. Kjo është e vetmja rrugë për projekte, autostrada, hekurudha, deponi, shkolla, spitale, kopshte,  standard më të mirë jetese, për sundimin e së drejtës, për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për pastrimin e radhëve tona shoqërore dhe publikut, nga nxitësit e frikës dhe pengesat e direkte dhe indirekte në rrugën evropiane. Nuk ka më kohë dhe hapësirë ​​për kalkulime dhe mashtrime, ose jeni për Evropën ose jeni kundër, nuk ka hapësirë ​​për një zonë të mesme, sepse nuk ka alternativë tjetër”, theksoi zëvendëskryeministri Grubi. Ai i thirri të gjitha komunitetet “në vijën e parë të frontit evropiano-maqedonas”.

Zëvendëskryeministri Grubi theksoi se vendi ka tre dokumente themelore që mundësojnë realizimin e objektivave programore: Marrëveshja e Paqes së Ohrit, Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë dhe se zbatimi i tyre nuk ka pasur pasoja negative për vendin.

Bashkimi Evropian është prioritet strategjik i Qeverisë, ndërsa sundimi i së drejtës do të mbetet në fokus të institucioneve për përparim të shpejtë në negociata, u konstatua në debat në kuadër të panelit të parë “Integrimet në BE dhe proceset reformuese”.

Zëvendëskryeministrja e ngarkuar për Politikat e Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, tha se është i nevojshëm konsensus i fuqishëm social rreth vendosjes së parimeve të qeverisjes së mirë në çdo nivel, në çdo institucion dhe fushë, për të cilin Qeveria po punon me përkushtim.

“Çdo punë duhet të bazohet në transparencë, llogaridhënie, sundimin e së drejtës, efikasitetin dhe efektivitetin”. Në bashkëpunim me institucionet kompetente tashmë po punohet për zgjidhje dhe politika që do të mundësojnë që korrupsioni të bëhet joprofitabil”, theksoi zëvendëskryeministrja Gërkovska.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, tha se ky vit 2023 është vendimtar për perspektivat evropiane të shtetit.

“Këtë vit duhet ta përfundojmë me sukses procesin e skriningut, të përqendrohemi në reformat, të sigurojmë konsensus social politik, ndryshime kushtetuese”, tha zëvendëskryeministri Mariçiq.

“Praktika e dhënien e çështjeve gjyqësore, siç ishte në të kaluarën, me dorë, tanimë nuk ekziston. Në gjykata, lëndët ndahen dhe rishpërndahen përmes sistemit AKMIS. Ky është obligim ligjor, ndërsa mënyra e shpërndarjes është e rregulluar me rregulloren e procedurës gjyqësore”, theksoi ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski dhe tha se nga 1 janari i viti 2023 duhet të aplikohet sistemi për menaxhimin e lëndëve në prokuroritë.

Zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandar Bajdevski, tha se qëllimi i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës është një administratë e depolitizuar e cila do të jetë transparente dhe e përgjegjshme dhe se po punojnë për të siguruar një administratë publike moderne dhe efikase të bazuar në digjitalizim.

Ambasadorja e Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ami Larson Xhain, tha se të gjitha përpjekjet e Qeverisë duhet të jenë të drejtuara drejt reformave për të arritur përparim. Ajo sqaroi se Suedia është donatori më i madh dypalësh  mes vendeve anëtare të BE-së, me një program bashkëpunimi reformues që ka për qëllim  të ndihmojë autoritetet nacionale dhe shoqërinë civile në procesin e integrimit në BE, i cili do të rritet ndjeshëm në të ardhmen.

Në panelin e dytë kushtuar projekteve kapitale dhe infrastrukturore për një cilësi më të mirë jetese dhe zhvillim të kulturës në kushte të krizës, viti 2022 u vlerësua si i suksesshëm në realizimin e investimeve kapitale me mesazh se këtë vit 2023 prioritet do t'i jepet përmirësimit të cilësisë së jetesës.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, në fjalimin e tij theksoi se investimet kapitale të vitit të kaluar kanë pasur realizim rekord si në numër ashtu edhe në cilësi.

“Mbi një miliard euro investojmë  për infrastrukturën. E filluam projektin më të madh për ndërtimin e korridorit hekurudhor 8 drejt Bullgarisë me vlerë mbi gjysmë miliardë euro. Për vetëm një vit përfunduam me ndërtimin e dy autostradave të shpejta nga Shtipi në Koçan dhe nga Shtipi në Radovish, një investim prej mbi 100 milionë euro”, sqaroi ministri Boçvarski, duke shtuar se këtë vit pret një zgjerim të fortë ndërtimor në të gjithë vendin, veçanërisht për ndërtimin e mbi 140 kilometrave autostradë në Korridorin 8 dhe 10 d.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, theksoi se janë realizuar ose janë në zhvillim e sipër projekte të rëndësishme dhe shprehu pritshmërinë që viti 2023 të jetë vit i mundësive për mjedisin. Ai sqaroi se periudhën paraprake është punuar shumë për të siguruar të gjitha kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve kapitale shumë serioze infrastrukturore që do t'i mundësojnë çdo vendbanimi të ketë ujë të pastër të pijshëm dhe do të ketë një sistem të përshtatshëm për menaxhimin e mbeturinave.

Sipas ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, në vitin 2022 Ministria për Arsim dhe Shkencë i realizoi gati se të gjitha qëllimet e vendosura në programin e punës. Ai theksoi tempo më të fuqizuar të punës këtë vit.

“Kemi një Buxhet prej 450 milionë eurosh, që është 8.4% më i lartë se vitin e kaluar”, tha ministri Shaqiri, duke shtuar se kjo konfirmon se arsimi do të jetë fushë prioritare për investime, madje dhe në kushtet e krizës së theksuar ekonomike dhe energjetike.

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska theksoi se kultura është investim kapital dhe prandaj Qeveria u përkushtua në mbrojtjen e objekteve që dëshmojnë identitetin tonë, historinë tonë të veçantë, duke vënë në dukje monumentet nga LÇM-ja.

Paneli i tretë u përkushtua në investimet dhe rritjen ekonomike në kushte krize.

Zëvendëskryeministri i ngarkuar për Çështje Ekonomike, Koordinim të Resorëve Ekonomik dhe Investime, Fatmir Bytyqi,  në pjesën e parë foli për ndryshimet kyçe ekonomike me të cilat u ballafaqua dhe i ndërmori kjo Qeveri.

“Një nga sfidat kryesore që ne trajtuam dhe po punojmë është ristrukturimi i ekonomisë sonë. Konsideroj se veçanërisht mbështetja në sektorin e prodhimit që kemi bërë gjatë pesë viteve të fundit ka ndryshuar ndjeshëm tërë strukturën. Ajo që mendoj se duhet të kuptojmë është se pa ndryshime strukturore nuk ka hapje të rrugës për një rrugë të qëndrueshme rritjeje dhe zhvillimi”, theksoi ai.

Drejtori Ekzekutiv i Bankës për Zhvillim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kire Naumov, foli për rëndësinë e Bankës për Zhvillim si mbështetje financiare për zhvillimin, duke theksuar se për tre vjet janë investuar rreth 300 milionë euro për të mbështetur 7500 projekte, ndërsa vetëm për vitin 2022 janë plasuar mjete prej 107 milionë euro. “Linjat kreditore kishin për qëllim mbështetjen e likuiditetit të kompanive, investimet në efikasitet energjetike dhe burime të ripërtëritshme të energjisë, ruajtjen dhe hapjen e vendeve të reja të punës, të cilat në tre vitet e fundit kanë kursyer rreth 40.800 dhe kanë krijuar rreth 1.500 vende të reja pune”, theksoi Naumov.

Në kuadër të panelit të katërt “Politikat sociale dhe shëndetësore në kohë krize”, ku u debatua për efektet e masave kundër krizës, vendosja e metodologjive të reja për rritjen e pagës minimale dhe mesatare, metodologjia e re për rritjen e pensioneve, si dhe për politikat shëndetësore në vitin e kaluar dhe të ardhshëm.

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali foli për digjitalizimin dhe sa mund të kontribuojë në përmirësimin e sistemit shëndetësor.

“Në fazë përfundimtare të lëshimit në përdorim është aplikacioni për celularë dhe portali për pacientë “Shëndeti im”. Përmes portalit dhe aplikacionit për celularë secili qytetarë do të ketë mundësi të shikojnë të dhënat e tyre në sistemin nacional Termini Im. Qasja do të jetë profili i vetëm nga portali E-Shërbime. Ndër investimet më të rëndësishme të realizuara vitin e kaluar, dua të veçoj fuqizimin me pajisje të reja diagnostikuese, si blerja e pajisjeve diagnostikuese bashkëkohore për 14 objekte shëndetësore publike, instalimi i të cilave është në proces, me kusht. në bashkëpunim me Bankën Botërore, vlera totale e këtij investimi është 13.6 milionë euro”, vuri në dukje ministri Sali.

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska u fokusua në masat antikrizë të dedikuara për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve, metodologjinë e re për rritjen e pagës minimale dhe pensioneve, si dhe për shërbimet sociale që janë në drejtim të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve.

“E miratuam Ligjin për pagën minimale. Me përcaktimin e pagës minimale prej 18.000 denarë, kemi rritje të dyfishtë nga viti 2016. Me harmonizimin e ri në muajin mars, pritshmëritë që të jetë më i lartë për rreth 2000 denarë dhe të vazhdojë të rritet. Në muajin mars presim rritje të re të pensioneve. Për një vit kalendarik rritja e pensioneve do të jetë rreth 16%”, theksoi ministrja Trençevska.

Masimilijano Paoluçi, drejtor i Bankës Botërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, foli për rezultatet e arritura në projektet e mbështetura nga Banka Botërore.

“Në kuadër të Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale, ministria ka nisur 16 projekte infrastrukturore – kopshte për fëmijë, të cilat janë në një fazë të avancuar ndërtimi ose kanë përfunduar dhe që ofrojnë përfshirje për 2000 fëmijë. Kopshtet janë ekonomike dhe efikase energjetike, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe rregulloret nacionale. KOVID-19 na ka mësuar të jemi të përgatitur dhe përgjigja e vendit është po aq e mirë sa është përgatitur sistemi. Në kohë krize, ishte e rëndësishme të ndihmoheshin njerëzit të kalonin krizën, duke siguruar burime për të tejkaluar krizën. Në të njëjtën kohë kemi punuar për të përforcuar kapacitetet e institucioneve shëndetësore, ku janë pajisur 678 shtretër të reparteve të kujdesit intensiv për pacientët me KOVID-19”, tha Paoluçi.

Koordinatorja e përhershme e KB-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rosana Duxhiak foli për rëndësinë e gjithëpërfshirjes në shoqëri dhe zhvillimin e deinstritucionalizimit si proces, si dhe vendosjen e Klasifikimit ndërkombëtar të funksionalitetit.

“Në vitet e fundit së bashku kemi arritur rezultate vërtet të rëndësishme që meritojnë të festohen. Politikat që synojnë krizat duhet të jenë sistematike, të qëndrueshme dhe vizionare për të siguruar që pavarësisht sfidave, rruga jonë të mbetet e fokusuar në zhvillimin e qëndrueshëm. Si gjithmonë, familja e Kombeve të Bashkuara është e gatshme të punojë së bashku me Qeverinë dhe të gjithë partnerët nacional dhe ndërkombëtarë për të kontribuar në rritjen e cilësisë së jetës për njerëzit që jetojnë në Maqedoninë e Veriut”, theksoi Duxhiak.

 

Fjalim zyrtar i Kryeministrit Dimitar Kovaçevski

Fjalim zyrtar i Kryeministrit në gjuhën maqedonase

Fjalim zyrtar i Kryeministrit në gjuhën shqipe

Fjalim zyrtar i Kryeministrit në gjuhën angleze

 

Fjalim i zëvendëskryetarit të Parë të Qeverisë Artan Grubi

Fjalim i zëvendëskryetarit të Parë të Qeverisë Artan Grubi në gjuhën maqedonase

Fjalim i zëvendëskryetarit të Parë të Qeverisë Artan Grubi në gjuhën shqipe

Fjalim i zëvendëskryetarit të Parë të Qeverisë Artan Grubi në gjuhën angleze

 

 

Paneli 1 “Integrimet në BE dhe proceset reformuese”

Paneli 1 në gjuhën maqedonase 

Paneli 1 në gjuhën shqipe 

Paneli 1 në gjuhën angleze 

 

Paneli 2  “Projektet kapitale dhe infrastrukturore për cilësi më të mirë të jetesës dhe zhvillim të kulturës në kushte të krizës”

Paneli 2 në gjuhën maqedonase 

Paneli 2 në gjuhën shqipe 

Paneli 2 në gjuhën angleze 

 

Paneli 3 “Investime dhe rritje ekonomike në kushte krize”

Paneli 3 në gjuhën maqedonase 

Paneli 3 në gjuhën shqipe 

Paneli 3 në gjuhën angleze 

 

Paneli 4  “Politika sociale dhe shëndetësore në kohë të krizës”

Paneli 4 në gjuhën maqedonase 

Paneli 4 në gjuhën shqipe 

Paneli 4 në gjuhën angleze