Qeveria: Paga mesatare neto arriti në 34.364 denarë

Në mënyrë të vazhdueshme po rritet paga mesatare mujore neto. Sipas të dhënave të fundit nga Entit Shtetëror për Statistikë, paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës në muajin dhjetor 2022 është 34.364 denarë. Kjo është një rritje prej 4.421 denarë ose 14.8% nga i muaji i njëjt të vitit 2021, e cila ishte 29.943 denarë.

Një rritje e tillë është për shkak të rritjes të pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Industria prodhuese (20.4%), art, argëtim dhe rekreacion (20.2%) dhe Veprimtaritë të shërbimeve administrative ndihmëse (19.0%).

Rritje e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin paraardhës, është vërejtur në sektorët: Transport dhe magazinim (10,4 %), Veprimtaritë që lidhen me pasuritë e paluajtshme (10,2 %) dhe sektorët artë, argëtim dhe rekreacion (8,4 %).

Rritja e pagës mesatare neto është rezultat i masave dhe politikave ekonomike të zbatuara nga Qeveria për rritjen e pagës mesatare dhe asaj minimale.

Dhe në periudhën e ardhshme Qeveria vazhdon me krijimin e masave dhe në ambient për rritje më të larta të rritjes së normave  ekonomike dhe rritjes së të ardhurave për gjithë qytetaret, me qëllim të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve, veçanërisht në kushtet e krizës energjetike në botë.