“Duke filluar nga muaji aktual, paga minimale në Maqedoninë e Veriut do të jetë më e lartë për 2.175 denarë dhe do të arrijë në 20.175 denarë”, tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i cili së bashku me ministrat dikasterial, informoi opinionin publik për miratimin e masës së re të pagës minimale, e cila u miratua në seancën e Këshillit Ekonomik - Social.
Kryeministri Kovaçevski në deklaratën e tij për media pas vendimit, tha se Qeveria e ka përmbushur premtimin e dhënë dhe se nga muaji prill, paga minimale në vend do të rritet për 2.175 denarë dhe prej në 18.000 do të rritet në 20.175 denarë.
"Kjo do të thotë rritje prej 12% e pagës minimale bazë. Çdo punëtor punëtori tjetër do ta marrë këtë pagë si minimale. Në përputhje me Ligjit për nëpunësit administrativ, i cili është i harmonizuar me ligjin për pagën minimale, kjo do të thotë se pagat e 27 mijë punëtorëve do të rregullohen në mënyrë lineare, si dhe në sektorë të tjerë në të cilët ligjet janë të harmonizuara me Ligjin për pagën minimale", tha Kryeministri Kovaçevski.
Zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomik dhe investimeve, Fatmir Bytyqi, u shpreh i kënaqur që përcaktimi i pagës minimale nuk është më lëndë e negociatave, grindjeve, shantazheve dhe për pikë politike.
“Ky është rezultat i kujdesit të Qeverisë për të gjitha kategoritë e qytetarëve. Për të siguruar një standard të vazhdueshëm të qëndrueshëm jetese dhe për të mbështetur fuqinë blerëse të qytetarëve tanë. Kjo është e vetmja rrugë dhe mënyrë korrekte për të garantuar drejtësi dhe drejtësi sociale, edhe në kohë krize ekonomike globale të paraprirë nga kriza shëndetësore e shkaktuar nga pandemia.
Përcaktimi jonë ishte dhe kështu u zbatua, për të sjellë një zgjidhje sistematike që nuk do të llogaritet nga vullneti politik i asnjë partie, as nga vullneti i individëve, as nga marketingu politik që bëhet dominues para apo gjatë zgjedhjeve. Nuk ka kalkulime politike”, tha zëvendëskryeministri Bytyqi.
Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovana Trençevska deklaroi se prej vitit 2017-të, në Maqedoninë e Veriut ka rritje të vazhdueshme të pagës minimale dhe krahasuar me vitin 2016 kur paga minimale ishte 10.080 denarë, sot flitet për pagë minimale që është më e lartë për mbi 10.000 denarë.
“Dua vetëm të rikujtoj, paga minimale është shuma më e ulët mujore e pagës bazë që punëdhënësi është i detyruar t'i paguajë punëmarrësit për punën e kryer me kohë të plotë.
“Vendimi i sotëm do të thotë që asnjë punëdhënës në vend nuk i lejohet të paguajë pagë bruto më të ulët se 29.739 denarë apo neto më të ulët se 20.175”, tha Trençevska.
Përndryshe, rritja e pagës minimale është rezultat i politikës këmbëngulëse dhe të vendosur të Qeverisë për rritjen e pagave, mbështetur nga metodologjia e re për rritjen e vazhdueshme të pagës minimale përmes dialogut me sindikatat dhe punëdhënësit për një zgjidhje sistematike dhe metodologjinë e re për rritjen e vazhdueshme të pagës minimale.
Këtë metodologji Qeveria e ka përcaktuar në dialog me punëdhënësit dhe sindikatat vitin e kaluar dhe çdo vit në muajin mars paga minimale do të rregullohet sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave. Gjegjësisht 50% nga rritja e shpenzimeve të jetesës dhe 50% e rritjes së pagës mesatare nga viti i kaluar.