Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot mori pjesë dhe foli në shënimin e Ditës së themelimit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili këtë vit shënon 78 vjet nga ekzistenca e tij.
Në kuadër të shënimit të përvjetorit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mbajt aksion për grumbullimin e donacioneve për ndihma për zonat e prekura nga tërmetet katastrofike në Turqi dhe Siri.
Në ngjarje morën pjesë ministra në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, deputetë, përfaqësues të korit diplomatik, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, përfaqësues të kompanive, si dhe përkrahës të Kryqit të Kuq.
Qëllimi i aksionit të sotëm për grumbullimin e donacioneve ishte sigurimi i gjithsej 1 milion eurove, i cili u arrit, duke rrumbullakuar ndihmat humanitare për Turqinë dhe Sirinë, për zonat e e prekura të cilave deri më tani u janë siguruar mbi 960,000 euro, si dhe ndihma humanitare në materiale është bëre edhe dorëzimi i materialeve në vlerë totale mbi 91.000 euro.
“Shtatëdhjetë e tetë vite humanizëm, solidaritet, sakrificë, qëndrim, lehtësim i vuajtjeve të njerëzve dhe duke zgjatur dorën kudo dhe kujtdo. Dhe, me të njëjtin avokim vetëmohues për këto vlera të përhershme, uroj që Kryqi i Kuq të vazhdojë edhe për shumë e shumë vite të tjera”, tha Kryeministri Kovaçevski në fjalimin e tij gjatë shënimit të shtatëdhjetë e tetë vjetorit të themelimit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ai kujtoi ndihmat e mëparshme për zonat e prekura, duke theksuar se Qeveria ka ndarë afër 100 mijë euro ndihmë për viktimat e tërmetit katastrofik në Turqi, ndërsa disa institucione janë ngarkuar për dërgimin e ekipeve me pajisjet e duhura, për të cilat ka shprehur falënderimin e tij.
Duke folur për mbështetjen e përgjithshme të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryeministri po ashtu ka theksuar se Qeveria ka marrë vendim për miratimin e mjeteve buxhetore për vitin 2022, në vlerë prej mbi 243.000 euro, si ndihmë financiare për veprim në situata emergjente.
Ndërsa, këtë vit, siç theksoi Kryeministri, Qeveria ka marrë vendim për financimin e Programit Vjetor të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të cilin është paraparë një shumë prej mbi 130.000 euro, si dhe mjete për sigurimin e shpenzimeve. për aktivitetet e projektit, të cilat nuk mbulohen nga donatorët, në vlerë prej afër 98.000 euro dhe mjete në vlerë mbi 32.000 euro për realizimin e Projektit për pushim dhe rekreacion të fëmijëve nga familje me rrezik social dhe fëmijëve që përfitojnë shtesë të veçantë për pushimin veror të vitit 2023.
Kryeministri Kovaçevski u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të përfshihen në aksionin e sotëm humanitar për grumbullimin e donacioneve për të ndihmuar zonat e prekura nga tërmetet në Turqi dhe Siri.
“Misioni i Kryqit të Kuq në vendin tonë është të punojë në parandalimin e vuajtjes së njerëzve, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit, përmirësimin e gjendjes sociale, garantimin e respektit dhe dinjitetit njerëzot, veçanërisht në rast aksidentesh dhe fatkeqësish, si dhe promovon të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe vlerat humane, si dhe inkurajon angazhimin vullnetar dhe gatishmërinë e vazhdueshme për të ofruar ndihmë, si dhe një ndjenjë universale solidariteti dhe humaniteti.
Këto angazhime theksohen në vizionin e kësaj organizate humanitare, ku thuhet se vepron, nxit dhe promovon vlera humanitare për t'iu përgjigjur sa më shpejt sfidave bashkëkohore humanitare.
Sfida e fundit e tillë ishin tërmetet në Turqi dhe Siri, të cilët ishin gjithashtu një thirrje për të gjithë ne që të tregojmë edhe një herë solidaritetin dhe humanizmin tonë. Këtë e bënë qytetarët, kompanitë, Kryqi i Kuq, si dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Kryeministri, duke thënë se përmes aksioneve të tilla, ne e tregojmë solidaritetin në vepër.
Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sait Saiti, theksoi:
“Sot, pa dyshim, puna e Kryqit të Kuq është më e rëndësishme dhe më e nevojshme se kurrë, sepse bota sot i ngjan një anijeje që lundron në dete të trazuara, me shumë pabarazi, eksploatim, poshtërim, frikësim, luftëra, fatkeqësi natyrore dhe migrime të njerëzve si rezultat i kushteve ekonomike, politike, sociale dhe klimatike. Arsyeja themelore që i karakterizon të gjitha këto situata është mungesa e humanizmit dhe respektit”, tha sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti, në fjalimin e tij në përvjetorin e themelimit të organizatës.
Duke theksuar bashkëpunimin me institucionet, sektorin korporativ, partnerët dhe donatorët brenda dhe jashtë vendit, Saiti falënderoi të gjithë ata që investuan dhe përkrahën organizimin.
“Humaniteti dhe solidariteti vazhdojnë të jenë udhërrëfyes dhe frymëzim i ynë në përpjekjen për të bërë një ndryshim pozitiv në jetën e njerëzve”, shtoi Saiti.
Ambasadori i Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Hasan Mehmet Sekizkok shprehu falënderim për ndihmën e Republikës së Maqedonisë së Veriut për Turqinë.
“Të bashkuar në një zemër, institucionet publike, sektori joqeveritar, komuniteti i biznesit, institucionet arsimore, të rinj e të moshuar, të gjithë ndihmuan viktimat e rajoneve të prekura. Ne nuk mund t'i kthejmë jetët e humbura... Por do të punojmë me të gjitha forcat për të shëruar plagët e kësaj fatkeqësie natyrore. Ne do të rindërtojmë qytetet dhe shkollat e shkatërruara.
Ju ndatë dhimbjen tonë të madhe.
Ju, në solidaritetin tuaj të fuqishëm, gjithashtu ndani edhe shpresën e popullit turk për rindërtimin e rajoneve të prekura. Populli turk do ta kujtojë dashurinë dhe solidaritetin tuaj me mirënjohje”, tha ambasadori i Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Hasan Mehmet Sekizkok, në fjalimin e tij në përvjetorin e themelimit të Kryqit të Kuq, në kuadër të së cilës u organizua edhe një aksion për grumbullimin e donacioneve për zonat e prekura në Turqi dhe Siri.