Kryeministri Kovaçevski: Qeveria dhe EMV-ja siguruan furnizim me rrymë elektrike dhe ngrohje qendrore në kushte të krizës më të madhe botërore të energjetike

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në konferencën për shtyp, së bashku me drejtorin e përgjithshëm të SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut, Vasko Kovacevski, prezantoi të dhënat nga Raporti Vjetor Financiar i EMV-së për vitin 2022, si dhe të dhënat për prodhimin e energjisë elektrike.

Në fjalimin e tij, Kryeministri Kovaçevski theksoi se në kushtet e krizës më të madhe energjetike në botë, përkundër spekulimeve të panumërta, lajmeve të rreme, skenarëve të errët të pabazë, Qeveria ka arritur që qytetarëve t'u sigurojë furnizim të besueshëm dhe stabil me energji elektrike dhe ngrohje nga fillimi deri në fund të sezonit të ngrohjes.

“Spekulohej se nuk do të kemi prodhim vendor, se do të ketë kolaps të gjithë sistemit, se do të ketë kufizime, se nuk do të funksionojë TEC Negotino, se transformatori nuk do të arrijë në REK Bitola. Përkundrazi, qytetarët tanë kishin furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike dhe ngrohje qendrore që filloi brenda afatit të caktuar dhe gjatë gjithë sezonit të ngrohjes. E rritëm prodhimin vendas të energjisë elektrike. SHA EMV ofroi furnizim 100% me energji elektrike edhe pse me ligj kërkohej 60%.

Paralelisht morëm ngrohjen me energji termike në kryeqytet. Me shumë punë, përkushtim të madh, mund të themi se e kemi kryer me sukses dhe po e kryejmë misionin tonë në këtë kohë të vështirë – rrymë dhe ngrohje të besueshme për qytetarët, për institucionet, për ekonominë.“Pa një ditë të vetme kufizimesh”, tha Kryeministri.

Në kushtet e krizës energjetike SHA EMV në periudhën nga 1 tetori 2022 deri më 31 mars 2023 kishte një prodhim të përgjithshëm vendor prej 2.696.406 MWh, gjegjësisht 222.131 MWh më shumë, për dallim nga e njëjta periudhë e vitit 2017, kur nuk kishte krizë energjetike.

“U planifikua të prokurohet energji elektrike prej 392,430.00 MWh në vlerë prej mbi 146 milionë euro. Mirëpo, me rritjen e prodhimit, SHA EMV ka prokuruar më pak, gjegjësisht 175.750 MWh energji elektrike në vlerë prej rreth 48 milionë euro, që është një kursim prej gati 98.5 milionë euro. Kjo do të thotë se ne e kthyem krizën në një mundësi. Një tjetër e dhënë pozitive, në shkurt të këtij viti, krahasuar me shkurtin e vitit 2022, kemi rritur prodhimin e energjisë elektrike për 80%. Më 12 shkurt, EMV prodhoi dhe dorëzoi në sistemin elektroenergjetik pothuajse 23 mijë MWh (22,933 MWh) energji elektrike. Ky është prodhimi më i lartë ditor në 10 vitet e fundit”, tha Kryeministri.

Kryeministri vuri në dukje se me politikat e duhura u zhvillua paralelisht edhe tranzicioni i gjelbër.

“Vendi ynë është tashmë një lider rajonal në tranzicionin energjetik, me një potencial të madh për t'u bërë një qendër e energjisë së gjelbër. Interesi për investime në burimet e ripërtërishme është vazhdimisht në rritje. Është në rritje, vetëm nga 1 janari i vitit 2022 deri më 28 shkurt të këtij viti, në vend ka termocentrale të reja fotovoltaike me një kapacitet total të instaluar prej 181.2 megavat nga burimet e ripërtërishme që mund të plotësojnë nevojat e 72.500 amvisërive me një konsum mesatar prej energjinë elektrike”, theksoi Kryeministri.

Drejtori i Përgjithshëm i SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut, Vasko Kovaçevski, theksoi se SHA EMV në vitin 2022 ka realizuar të hyra të përgjithshme në vlerë prej 34 miliardë e 93 milionë e 3 mijë denarë ose 554 milionë e 358 mijë euro, shpenzime totale në vlerë prej 31 miliardë. 578 milionë e 898 mijë denarë ose 513 milionë e 478 mijë euro për vitin 2022. SHA EMV ka raportuar rezultat pozitiv  financiar, ka realizuar fitim në vlerë prej 2 miliardë e 514 milionë e 105 mijë denarë ose 40 milionë e 880 mijë euro.

“Kemi marrë 10 miliardë e 903 milionë e 908 mijë denarë mbështetje nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. SHA EMV arriti një prodhim ditor rekord në dekadën e fundit në kushte të krizës. Gjatë muajit shkurt 2023 SHA EMV përmes kapaciteteve të saj prodhoi 22,933 MWh energji elektrike në një ditë, që përfaqëson prodhimin më të lartë ditor në 10 vitet e fundit dhe një rekord të ri në funksionimin e  EMV-së në dekadën e fundit, falë angazhimit maksimal dhe profesional e të gjithë punonjësve të kompanisë. EMV-ja që nga fillimi i vitit 2023 e deri më tani ka prodhuar 44% më shumë energji elektrike krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, madje 61.8% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2021. Në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021, prodhimi është pritur të rritet për 20%, kemi arritur ta rrisim për 26.7%”, tha drejtori i përgjithshëm i EMV-së.

Drejtori Kovaçevski theksoi se SHA EMV arriti të menaxhojë krizën energjetike me elektrana të vjetra nga 40, 50 dhe 60 vjeç.

“Amortizim i tyre është i lartë dhe prodhimi i energjisë elektrike bëhet përmes riparimit dhe mirëmbajtjes së vazhdueshme të tyre. Kur them vazhdimisht, dua të them fjalë për fjalë çdo ditë. Ne si udhëheqësi në vitet e kaluara kemi bërë renovime kapitale në REK Bitola, të cilat nuk janë bërë për një kohë të gjatë, kemi investuar mjete, kohë dhe punë për t'i forcuar, për t'i bërë më të qëndrueshme dhe më të besueshme në procesin e prodhimit. Jemi duke rehabilituar edhe hidroelektranat.

Diku në vitin 2019, SHA EMV filloi të zbatojë projektet e tranzicionit energjetik, pra transformimin e energjisë. Të gjitha aktivitetet tona ishin në përputhje me Strategjinë e miratuar për energjetikën deri në vitin 2040 dhe me lëvizjen drejt skenarit të gjelbër.

 Është në proces realizimi të projekteve nga SHA EMV, të cilat do të sjellin fuqi të instaluar prej 1760 MW, që është më shumë se fuqia e instaluar ekzistuese e kapaciteteve aktuale të EMV-së prej 1420 MW”, tha Vasko Kovaçevski, drejtor i përgjithshëm i SHA EMV.