1 Maj 2023 (e hënë) Dita e Punës është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se, në përputhje me Ligjin për Festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut ” nr. 21/98 dhe 18/07), 1 maj 2023 (e hënë), Dita e Punëtorëve është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut Ditën e Punës.