Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot mori pjesë në promovimin e librit “Pjesëmarrja politike e personave me me nevoja të veçanta” të autorit Teodor Bogoevski, i cili është këshilltar i Kryeministrit Kovaçevski, përgjegjës për personat me nevoja të veçanta.
Në vazhdim ju përcjellim fjalimin integral të Kryeministrit Kovaçevski:
“Në fillim dua t’i dërgoj urime të sinqerta autorit Teodor Bogoevski për veprën e tij shkencore “Pjesëmarrja politike e personave me nevoja të veçanta”. Më vjen mirë që këtu me ne janë disa nga kolegët e tjerë në Qeveri që punojnë si pjesë e ekipit, veçanërisht në politikat për promovimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara dhe komuniteteve dhe rajoneve të tjera në vend që kanë nevojë për më shumë ndihmë nga sa ndoshta për disa të tjerë.
Me Teon kam biseduar gjatë për librin e tij, ai është kolegu im, punon në Qeveri, për të cilën do të flas më vonë, çfarë kemi bërë bashkë.
Dua të përgëzoj Teon për mundin dhe energjinë e jashtëzakonshme të investuar në krijimin e kësaj vepre të tij dhe i uroj shumë suksese në karrierën e tij të mëtejshme profesionale dhe akademike.
Në këtë libër është përkthyer puna e Teos nga teza e magjistraturës. Dua të ndaj gëzimin tim për lajmin se së fundi ka magjistruar në të drejtën kushtetuese në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup, me mesataren më të lartë 10. Që do të thotë se Teo është një shembull se si duhet të duket një student dhe si duhet të ndërtojë karrierën e tij akademike. Nëse Universiteti ka më shumë studiues të tillë, nëse ka më shumë njerëz të tillë të përkushtuar ndaj shkencës, shkrimit, kërkimit, atëherë me siguri vlerësimi i renditjes ndërkombëtare të Universitetit tonë më të madh do të jetë më i lartë se sa është sot.
Suksesi i tij personal, i pabesueshëm, pavarësisht shkallës më të rëndë të paaftësisë fizike, është një shembull dhe motivim i jashtëzakonshëm për të gjithë dhe shpresoj se do të motivojë më shumë persona me nevoja të veçanta të përfshihen në arsimin e lartë dhe në përgjithësi në të gjitha nivelet e arsimit.
Veçanërisht më vjen mirë që Teo është pjesë e ekipit tim dhe që si këshilltar për persona me nevoja të veçanta në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut na ndihmon në krijimin e politikave për përmirësimin e jetës së personave me nevoja të veçanta dhe ushtrimin e të drejtave të tyre në të gjitha sferat e shoqërisë.
Njëkohësisht jam Kryetar i LSDM-së dhe pjesë e strukturës organizative të partisë janë komisionet ekspertësh, të cilët punojnë në përgatitjen e një programi, duke analizuar se çfarë po ndodh në shoqëri. Më vjen shumë mirë që Bordi Ekzekutiv dhe Bordi Qendrorë i partisë para disa kohësh kanë marrë vendim që komisioni për mundësi të barabarta, i cili punon pikërisht në programe të tilla, analiza, organizime të forumeve, ka marrë vendim që Teo Bogoevski të jetë kryetar i atij komisioni. Është një tjetër konfirmim se dija, përkushtimi, vlerat akademike dalin gjithmonë në pah në fund të ditës.
Libri i tij mbart gjithashtu një vlerë jetësore të një rëndësie të veçantë për të gjithë ne, për të na kujtuar se sa frymëzim janë njerëzit me nevoja të vecanta për secilin prej nesh, si dhe sa e rëndësishme është që ata të përfshihen në mënyrë aktive në vendimet që kanë të bëjnë dhe ndikojnë tek ata dhe në jetën e tyre.
Nëpërmjet vëzhgimeve shkencore në veprën e tij “Pjesëmarrja politike e personave me nevoja të veçanta”, Teo ngre rëndësinë e pozitës dhe të drejtave të personave me nevoja të veçanta, të cilat vitet e fundit janë bërë më të dukshme dhe më të zëshme në shoqërinë tonë, gjë që ndër të tjera është për shkak i detyrohet angazhimit tonë për angazhimin aktiv të këtyre personave, siç është angazhimi i Teos në zbatimin e politikave qeveritare.
Për mua, kjo vepër është gjithashtu një thirrje për të gjithë ne që të investojmë përpjekjet tona dhe të ndërmarrim hapa për përfshirjen më aktive të personave me nevoja të veçanta në proceset e interesit të tyre, sepse ata kanë aftësinë unike për të lokalizuar barrierat sistematike.
Si Qeveri, në periudhën e kaluar kemi krijuar politika dhe masa, me synim përmbushjen e angazhimeve dhe përkushtimin tona për kohezionin social, respektimin e diversitetit, sigurimin e barazisë dhe mundësive të barabarta, drejtësinë sociale dhe përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara në marrjen e vendimeve që i përfshinë ata.
Në këtë drejtim pres së shpejti miratimin e Strategjisë Kombëtare për të Drejtat e ersonave me Nevoja të Veçanta 2023-2030, e cila duhet të shqyrtohet në mbledhjen e Qeverisë në periudhën e ardhshme.
Me këtë rast, më lejoni të theksoj vetëm disa nga masat me të cilat ne ofrojmë mbështetje për personat me nevoja të veçanta dhe me të cilat kemi treguar se kujdesemi dhe dëgjojmë nevojat e tyre. Natyrisht, Teo, së bashku me kolegët e tij, mori pjesë në ato masa dhe aktivitete në konceptimin dhe zbatimin e tyre. Unë do të përmend vetëm disa prej tyre.
Në përputhje me Konventën për të Drejtat e Personave me Nevoja të Veçanta, ne promovojmë shërbimet me qëllim të pjesëmarrjes plotësisht të pavarur të personave me nevoja të veçanta në shoqëri.
Rrjeti i ofruesve të shërbimeve të licencuara është rritur me 82 subjekte. Shumica e ofruesve janë ofrues të shërbimeve sociale për personat me nevoja të veçanta. Buxheti i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe dua të përgëzoj Ministren e Punës dhe Politikës Sociale sepse ajo i kushtoi 20 vite karrierë pikërisht në departamentin e punës dhe politikës sociale, buxheti është rritur disa herë dhe për vitin 2022 /2023 rreth 117 mijë euro (7,2 milionë denarë).
Rreth 55 banesa janë ndërtuar për banim me mbështetjen e personave të vendosur në institucione. Nuk ka më fëmijë në institucione, të gjithë jetojnë në komunitet, mes nesh dhe janë fqinjët tanë.
Me Ligjin e ri për Arsimin Fillor, ne kemi promovuar gjithëpërfshirjen e plotë, shkollat speciale janë shndërruar në qendra burimore që ofrojnë mbështetje për shkollat e rregullta fillore. Rritëm numrin e asistentëve arsimor që nuk ekzistonin në të kaluarën nga 500 në 720, dhe me këtë e rritëm edhe buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për 350 milionë denarë shtesë për vitin 2022/2023. Me Dekret të Qeverisë, personat me nevoja të veçanta lirohen nga participimi në studime dhe me këtë masë presim rritje të numrit të studentëve në institucionet e arsimit të lartë, sepse Teo është shembulli më i mirë sepse pavarësisht nga paaftësia fizike, njeriu mund të jetë më i miri në Universiteti, kurse në studimet Master në “Justiniani e Parë ”, studenti më i mirë është Teo Bogoevski.
Angazhimi im personal për akses të papenguar në të drejtën e arsimimit për të gjithë, të cilin e shpalla disa muaj më parë, tashmë po bëhet realitet. Për këtë vit janë siguruar mjete për një sërë aktivitetesh ndërtimore në 40 shkolla, ku parashikohet rikonstruksioni dhe përshtatja e hapësirës për nxënësit me aftësi të kufizuara nëpërmjet vendosjes së rampave hyrëse, përshtatjes së tualeteve dhe aktiviteteve të tjera për të mundësuar funksionimin e qetë në shkolla. Investimi do të realizohet në gjithsej 118 objekte shkollore, disa prej të cilave do të mbulohen këtë vit, disa në vitet në vijim.
Sigurisht, cdo herë mund të jetë gjithmonë më mirë dhe më shumë. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu. Të aktivizojmë të gjitha potencialet tona dhe të ndihmojmë për një të nesërme më të mirë të personave me nevoja të veçanta dhe integrimin më të suksesshëm të tyre në nivele të ndryshme në vendin tonë, të cilin po e kthejmë në një shtëpi për të gjithë - me të drejta të barabarta dhe mundësi të barabarta.
Kam pasur rastin që para se të bëhesha kryetar i Qeverisë, së bashku me profesorët e Fakultetit Filozofik, të punoja në një projekt jashtëzakonisht të rëndësishëm, që ishte përfshirja e personave me nevoja të veçanta në prodhimin e ushqimit, i mbështetur nga Ambasada suedeze dhe Qeveria suedeze, dhe me të vërtetë më vjen mirë që ai projekt më në fund u realizua, që sot kemi njerëz me nevoja të vecanta që prodhojnë diçka, që janë të përfshirë në tregun e shitjes së atyre produkteve dhe që do të përfaqësojë një nxitje shtesë për të tjerët të përfshihen, sepse gjithmonë e përsëris nga fillimi atë që do të them edhe tani, kur ka fokus dhe kur ka përkushtim, atëherë nuk ka qëllim të paarritshëm”.