Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi, kanë marrë pjesë në shpuarjen e tubit të djathtë të tunelit të Farishit, i cili ndodhet në aksin rrugor Farish-Drenovë në rrugën e re të shpejtë Gradsko-Prilep.
“Sot përfundojmë një tjetër projekt të suksesshëm të ndërtimit si pjesë e ciklit tonë të madh të investimeve të ndërtimit të akseve moderne rrugore dhe autostradave në të gjithë vendin tonë. Përfundojmë ndërtimin e tunelit Farishit, duke shpuar tubin e djathtë të këtij tuneli në grykën Farish, që gjendet në pjesën e dytë të aksit rrugor Farish-Drenovë të rrugës së re të shpejtë Prilep-Gradsko.
Tashmë përfundoi thyerja e tubit të majtë të tunelit, një nga pjesët më të vështira të kësaj traseje, e cila është me rëndësi të madhe për qytetarët e rajonit të Pellagonisë, por edhe për mbarë vendin”, theksoi Kryeministri Kovaçevski, i cili mori pjesë në shpuarjen e tubit të djathtë të tunelit Farish.
Kryeministri tha se punimet ndërtimore në këtë drejtim rrugor ecin me dinamikën e paraparë dhe se pret që kontraktori të respektojë afatin e paraparë për ndërtimin e aksit rrugor Farish - Drenovë në gjatësi prej 10.2 kilometrash, si pjesë e rrugës së shpejtë Gradsko - Prilep.
“Punimet ndërtimore në aksin rrugor është paraparë të përfundojnë deri në janar të vitit 2024, për të cilin janë paraparë 33.3 milionë euro mjete të siguruara nga BERZH, ndërsa vetëm për tunelin investohen 5.7 milionë euro. Kjo është një nga drejtimet rrugore më të rëndësishme në vend, ku në ditë kalojnë rreth 6000 automjete të të gjitha kategorive, ndër të cilat një pjesë e konsiderueshme janë kamionë. Për këtë arsye jemi të koncentruar në përmirësimin e drejtimit rrugor Gradsko – Prilep, me të cilin do të lehtësohet qarkullimi i udhëtarëve dhe automjeteve”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Punimet ndërtimore të kësaj lëvizjeje, sipas Kryeministrit, të kësaj lëvizje nënkuptojnë ndërtimin e infrastrukturës moderne rrugore dhe modernizimin e Korridorit 10-d, i cili do të mundësojë lidhjen me Republikën e Greqisë përmes pikës kufitare Mexhitlija.
“Investojmë në infrastrukturën dhe insistojmë në efikasitetin e realizimit sepse duam që të sigurojmë jetë cilësore për qytetarët tanë dhe me këtë duke hapur sa më shpejtë rrugën drejt BE-së. Ndërtojmë dhe rindërtojmë akse rrugore në rajone të harruara dhe të braktisura prej dekadash, krijojmë kushte për vende të reja pune, investime të reja dhe mundësi të reja bashkëpunimi. Ndërtojmë rrugë të shpejta, kryesore dhe rajonale që lidhin fshatrat dhe qytetet në rajone, rajonet me qytetet e tjera dhe shtetin me botën. Republika e Maqedonisë së Veriut shndërrohet në një udhëkryq botëror të komunikacionit dhe tregtisë. Këto janë prioritetet për të cilat ne qëndrojmë dhe këto janë prioritetet nga të cilat nuk do të tërhiqemi. Qytetarët tanë meritojnë një jetë evropiane këtu, në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski theksoi se deri më tani janë realizuar më shumë se 64 për qind.
“Sot jemi prezent në shpuarjen e korsisë së djathtë të tunelit në pjesën e dytë nga Drenova deri në Farish, këtu kemi mbi 64% realizim dhe presim që me dinamikë të mirë si më parë ta përfundojmë ndërtimin e kësaj rruge.
Rruga e shpejtë nga Gradsko në Prilep është prioritet jo vetëm për Qeverinë, ajo ka rëndësi të madhe ekonomike për të gjithë qytetarët, e veçanërisht për banorët e Gradskos, Rosomanit, Prilepit, Manastirit, Resnjës.
Qytetarët duhet ta dinë kompleksitetin e këtij projekti, po ndërtohen 2 tunele, 21 ura, 11 mure mbajtëse, 15 kanale, 1 viadukt. Më inkurajon fakti që në aksin e parë rrugor nga Gradsko deri në Drenovë punohet me shpejtësi maksimale”, tha ministri Boçvarski.
Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, tha se është i kënaqur me dinamikën e punimeve.
“Do të jemi edhe më të kënaqur me faktin se me rrjetin e ri rrugor do të mund të llogarisim në zhvillim dhe konkurrencë shtesë të kësaj pjese të rajonit të Pellagonisë. Sigurisht që zgjidhja e re rrugore sjell edhe siguri më të madhe, sidomos në këtë pjesë që konsiderohej si pikë e zezë. Si në Qeveri ashtu edhe në NPRRSh jemi më se të vetëdijshëm se investimet në rrjetin rrugor, modernizimi i rrugëve, ndërtimi i rrugëve të reja, përfundimi i rrjetit të korridorit evropian që kalon nëpër vendin tonë – Korridori 8 dhe Korridori 10-e, janë të një rëndësie vendimtare për zhvillimin e vendit.
Punojmë me përkushtim dhe do të punojmë që të krijojmë kushte më të mira për prosperitetin dhe mirëqenien e të gjitha rajoneve në vend njësoj”, shtoi drejtori Rustemi, i cili theksoi se ofensiva ndërtimore në infrastrukturën rrugore në mbarë vendin vazhdon dhe se viti 2023 do të mbahet mend si viti i investimeve më të mëdha historike në infrastrukturën e komunikacionit në vend që nga pavarësia e në vazhdim.