Zëvendës Koordinatori Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm zhvilloi një takim me përfaqësues të Departamentit të Shtetit

Zëvendës Koordinatori Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm, Xheladin Ajvazi, ka takuar Leslie Moorman, përfaqësuese e Zyrës për Liritë Fetare të Departamentit të Shtetit dhe këshilltarin politik të Ambasadës Amerikane, Adrian Ismaili.

Takimi ishte një mundësi për një diskutim të hapur dhe konstruktiv me përfaqësuesin e lirive të Departamentit të Shtetit, në temën e respektimit të lirive dhe të drejtave fetare, ndërgjegjësimit shoqëror, për rëndësinë e tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
 
Zëvendës Koordinatorja Nacionale prezantoi kornizën ligjore dhe institucionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përvojat e mëparshme me të cilat përballet Komiteti Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftën kundër Terrorizmit lidhur me këtë çështje.
 
Procesi i riintegrimit, risocializimit dhe rehabilitimit, koordinimin e të cilit e bënë Komiteti Nacional, është vetëm një nga sfidat e shumta të këtij organi, u vu në dukje në takim, ku rëndësi e veçantë i kushtohet lirive fetare dhe të drejtave të njeriut të të kthyerve, luftëtarëve të huaj dhe familjeve të tyre.

 Procesi i riintegrimit, risocializimit dhe rehabilitimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut kryhet në përputhje me Planin Kombëtar dhe Procedurat Standarde Operative.Zëvendës Koordinatori Nacional për Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, gjatë prezantimit të tij, po ashtu theksoi se në hartimin e Strategjive Nacionale për Parandalimin e Ekstremizmit të dhunshëm dhe Terrorizmit  janë të përfshirë edhe përfaqësues të Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopata e Ohrit, Bashkësisë Fetare Islame, Kishës Katolike, Kishës Ungjillore-Metodiste, si dhe Komunitetit Hebre. Planet e Veprimit 2023-2027, ku prezenca e tyre e vazhdueshme është parashikuar gjatë zbatimit të këtyre dokumenteve strategjike shtetërore.

Komiteti Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit, si organ koordinues, do të vazhdojë të iniciojë bashkëpunimin ndërmjet të gjithë aktorëve shoqërorë, gjegjësisht institucioneve shtetërore, komuniteteve fetare dhe organizatave të shoqërisë civile për promovimin, mirëkuptimin dhe dialogun në shoqëri, dhe një bashkëpunim i tillë duhet të vazhdojë edhe në rajon.

Në takim u konstatua se shkalla e lartë e respektimit të lirive fetare dhe të drejtave të njeriut është një nga vlerat kryesore për çdo shoqëri demokratike dhe luan një rol jetik në nxitjen e harmonisë shoqërore, paqes dhe prosperitetit. Sado që gjykohet se ky proces është në nivel të kënaqshëm, përpjekja për përmirësimin e vazhdueshëm të tij në të ardhmen do të jetë një sfidë e rëndësishme.