Kovaçevski: Investojmë në banesa sociale për zhvillim të barabartë të shtetit

“Qeveria ka bërë përparim të dukshëm në ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe përmes strategjisë për banim social nuk lejojmë që kategoritë e cenueshme të qytetarëve të mbesin në margjinat e shoqërisë”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në ndarjen e çelësave të banesave sociale për 28 familje nga Gjevgjelia. Në fjalimin e tij, Kryeministri theksoi se janë ndërtuar ose janë në ndërtim e sipër mbi 860 banesa sociale në vitet e kaluara në Strumicë, Gostivar, Makedonski Brod, Probishtip, Vinicë, Sveti Nikollë, sot përveç në Gjevgjeli. 6 banesa do të ndahen për familjet në nevojë në Demir Kapi. Banesa sociale do të marrin edhe qytetarët tanë nga Velesi, Negotina, Buteli, Dibra dhe Koçani.

“Politikat që krijojmë ne si Qeveri nuk lejojnë të ekzistojë një hendek i madh mes mundësive dhe nevojave të një numri të madh familjesh në vendin tonë. Ne duam që kategoritë e cenueshme të qytetarëve t'i zgjidhin problemet e tyre pa mbështetjen e shtetit, por duke pasur parasysh se jo të gjithë kanë mundësinë të zgjidhin çështjen e tyre të strehimit si shumica e qytetarëve të tjerë, shteti është këtu për të ndihmuar dhe për të siguruar strehim për të gjithë ata që u duhet”, tha Kryetari i Qeverisë, Kovaçevski.

Kryeministri theksoi se sivjet Qeveria do t'i mbrojë qytetarët si vitin e kaluar gjatë krizës më të madhe energjetike dhe ekonomike. Buxheti i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për shërbimet sociale këtë vit është 5.5 milionë euro më i lartë se vitin e kaluar. Ndihma sociale në vitet e fundit është rritur për mbi 300 për qind.

Në ngjarjen për ndarjen e banesave sociale në Gjevgjeli ishin të pranishëm edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoja Boçvarski dhe drejtori i Shoqërisë Aksionare për Ndërtim dhe Menaxhimin e Hapësirave Banesore dhe Komerciale me rëndësi për Republikën, Zoran Gjorgijev.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski, theksoi se në fund të javës do të hapet shpallja për ndarjen e banesave sociale për Negotinë.

"Politikat sociale të ndërmarra nga kjo Qeveri japin rezultate konkrete, ndërsa ato përfitime drejtpërdrejt i ndjejnë qytetarët.Sot duhet të jemi veçanërisht të lumtur për këtë, sepse 28 familje nga Gjevgjelia po marrin një shans për një fillim të ri në jetë. Ngjarja e sotme është vetëm një tregues i përkushtimit tonë, dëshmi se çdo qytetar është i rëndësishëm për ne, dëshmi se Qeveria kujdeset për qytetarët e saj dhe siguron kushte dinjitoze jetese dhe një standard më të mirë jetese. Të kesh shtëpinë tënde nuk është privilegj, është e drejtë njerëzore e të gjithëve. Qytetarët e Gjevgjelisë dhe Gjevgjelia kanë mbështetjen e fuqishme të pushtetit qendror, në vitet e kaluara kemi realizuar një numër të madh projektesh këtu, kemi kryer investime të mëdha dhe mendoj se të gjithë do të pajtohemi, tani Gjevgjelia është një vend më i mirë për të jetuar. Dua të njoftoj se deri në fund të javës planifikojmë të shpallim thirrjen publike për ndarjen e objektit social edhe në Negotinë”, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve.

Shoqërisë Aksionare për Ndërtim dhe Menaxhimin e Hapësirave Banesore dhe Komerciale me rëndësi për Republikën, Zoran Gjorgijev, tha se banesat sociale janë realizuar në afatin e paraparë, ndërsa një numër të caktuar të banesave kanë edhe objektet e banimit në Gjevgjeli dhe Demir Kapi edhe për personat me nevoja të veçanta.

“Banesat janë njëdhomëshe, me sipërfaqe prej 38-48 m2 dhe për bashkëqytetarët tanë do të nënkuptojnë një fillim të ri dhe mundësi më të mëdha”. Në periudhën e ardhshme do të shpërndahen edhe 24 banesat e mbetura në objektin në Gjevgjeli, si dhe 10 banesa të tjera në objektin në Demir Kapi. Të dy objektet janë përfunduar në afatin e paraparë, sipas kontratës për ndërtim, investimi i përgjithshëm për objektin në Gjevgjeli është përafërsisht 102.000.000 denarë, ndërsa për Demir Kapi 36.000.000 denarë. Sipas praktikës sonë të deritanishme, objektet kanë një numër të caktuar të banesave të dedikuara për personat me nevoja të veçanta”, theksoi Gjorgijev.