Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski dhe kryetarin e Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, sot inspektuan fillimin e aktiviteteve ndërtimore për ndërtimin e i pishinës së mbyllur, e cila po ndërtohet afër sallës “Naum Naumovski-Borçe” e njohur si “Partizan” në Komunën e Karposhit.
Në vazhdim ju përcjellim fjalimin e plotë të kryeministrit Kovaçevski:
“I nderuari kryetar i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski,
I nderuar drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport Naumçe Mojsovski,
Të nderuar deputetë,
Të nderuara mediume,
Të nderuar të pranishëm,
Sot jemi këtu përballë sallës së kultit “Naum Naumovski-Borce” ose qytetarët sic e njohin “Partizan” në Karposh, ku me krenari dua të ju njoftoj se po fillojmë ndërtimin e një pishine të mbyllur, si pjesë të kësaj hapësire me të cilën besoj se me këtë projekt do të rikthejmë buzëqeshjen e Karposhanit dhe entuziazmin sportiv për të gjithë qytetarëve e saj.
Më shumë se 20 vite, do të thosha më shumë se 40 vite, ky objekt përfundimisht do të ndryshojë imazhin e tij të keq që kishte në dekadat e fundit, dhe tani me mbështetjen tonë do të marrë një fytyrë të re që mund të verifikoni edhe vet që është një sallë moderne sportive, e cila do të sigurojë vend për sportivitet për të gjithë qytetarët e Karposhit, gjithashtu edhe për qytetarët nga komunat e tjera të Shkupit që gravitojnë rreth Karposhit.
Me fillimin e ndërtimit të pishinës së mbyllur notuse, të cilën e shënojmë, sot gjithashtu rikonstruksionin edhe e sallën sportive "Partizan" ndërtojmë një kompleks sportiv në funskion për rrini, sportistëve dhe rekreatorve.
Bëhet fjalë për pishinë me përmasa 33x40 metra dhe thellësi deri në 1.4 metra, një pishinë tërësisht e mbyllur që do të lidhet me lidhje të nxehtë me sallën sportive dhe investimi i së cilës financohet nga Qeveria përmes Agjencisë për Rini dhe Sport në vlerë prej 760 mijë euro.
Në të njëjtën kohë, këtu në terren, dua të ndaj me kënaqësi të madhe se tanimë përfundojnë punët për rikonstruksionin e tërësishëm të sallës "Partizan", e cila duhet të përfundojë diku nga mesi i tetorit, që do të thotë se për 1 muaj nga sot do të kemi lëshimin në përdorim të kësaj salle dhe do t’i shohim sërish të rinjtë e Karposhit dhe më të moshuarit të merren me sportet e tyre të preferuara.
Ky do të jetë një vend ku do të mund të akomodohen një numër i madh i klubeve sportive që funksionojnë në Karposh, nga klubet e basketbollit, klubet e hendbollit, klubet e volejbollit, klubet e karatesë etj.
Me fjalë të tjera, këtu përfundojmë një punë të madhe, që do të thotë një kompleks i ri sportiv modern që do t'i rikthejë shkëlqimin dhe imazhin sallës dikur të njohur "Partizan", nga e cila janë larguar një numër i madh sportistësh, por edhe në të cilat të rrinjtë e Karposhit mund të luanin sportet e preferuara, megjithatë edhe pët tu argëtuar gjatë ditëve.
Me këtë rikthejmë frymën sportive për të rrinjtë e Karposhit. Investimi shtesë që tashmë bëhet dhe është drejt përfundimit, për 1 muaj, kap vlerën 1.1 milionë euro në lidhje me rikonstruksionin e Qendrës Sportive “Partizan”, dhe me këtë konfirmojmë se investojmë në objekte kapitale që nënkuptojnë një jetë më të mirë për qytetarët, kushte më të mira dhe gjithsesi objekte sportive që në këtë pjesë jashtëzakonisht urbane të Shkupit do t'u mundësojnë banorëve të Shkupit të kenë një vend ku mund të argëtohen me sportet e tyre të preferuara.
Dua të falënderoj kryetarin e komunës dhe organizatën e Komunës së Karposhit për kryerjen e procedurave në kohë rekord, si në lidhje me sallën, megjithatë edhe në lidhje me pishinën. Dëshiroj të falënderoj Agjencinë për Rini dhe Sport që përgatiti tërë këtë projek dhe gjithsesi kontraktorët që punojnë për rikonstruksionin e sallës dhe për ndërtimin e pishinës.
Ndryshe, vetëm një informacion se në praktikë kjo sallë është donacion i Francës pas tërmetit të Shkupit nga viti 1963 dhe sot të rrinjtë e Karposhit do të fitojnë një sallë krejtësisht të re, të rikonstruktuar dhe një pishinë krejtësisht të re të mbyllur”.