Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Planet nacionale të veprimit nga Strategjia për Përfshirjen e Romëve për periudhën 2023-2030. Vendimi i propozuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është miratuar në mbledhjen e fundit të Qeverisë.
Sipas vendimit, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Kulturës detyrohen të koordinojnë dhe zbatojnë Planet nacionale të veprimit për punësim dhe përfshirje sociale, regjistrimin civil, strehimin, shëndetësinë, arsimin, kulturën për periudhën 2023-2025 në përputhje me Strategjinë për çërfshirjen e eomëve 2022-2030.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e fokusuar në ndërtimin e një shoqërie që bashkon dhe integron. Planet nacionale të veprimit si dhe Strategjia për romët në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë pjesë e politikave publike të vendit tonë, me qëllim të integrimit dhe përfshirjes së të gjitha komuniteteve në shoqëri në baza të barabarta.