Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Oliver Spasovski dhe Bllagoj Boçvarski, sot vizituan Qendrën TIK për ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave dhe rikuperimin nga fatkeqësitë në Prilep. Investimi i përgjithshëm është rreth 11 milionë euro, mjete të siguruara përmes programit IPA dhe me fonde buxhetore të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Bëhet fjalë për një objekt me pajisjet më të sofistikuara, sipas standardeve më të larta të sigurisë, që e bën këtë Qendër TIK të parën e këtij lloji në rajon të ndërtuar për nevojat e shtetit.
Në vazhdim e përcjellim deklaratën integrale të Kryeministrit Dimitar Kovaçevski:
“I nderuar ministër Spasovski,
ministër Bllagoj Boçvarski,
të nderuar përfaqësues të Qendrës TIK,
të nderuar të pranishëm,
të nderuar qytetarë.
Sot jemi këtu, në vizitë në një nga projektet tona kapitale më të rëndësishme infrastrukturore - Qendrën për ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave dhe rikuperimin nga fatkeqësitë në Prilep.
Me kënaqësi të madhe dëshiroj të theksoj se kjo Qendër TIK është e një rëndësie jetike për shtetin sepse me themelimin dhe formimin e saj në tërësi sigurojmë mbrojtje afatgjatë të të dhënave të qytetarëve, e me këtë edhe mbrojtjen e përhershme të sistemit tonë të sigurisë.
Me kënaqësi të madhe dëshiroj të theksoj se kjo Qendër TIK është e një rëndësie jetike për shtetin sepse me themelimin dhe formimin e saj në tërësi sigurojmë mbrojtje afatgjatë të të dhënave të qytetarëve, e me këtë edhe mbrojtjen e përhershme të sistemit tonë të sigurisë.
Në fillim dua të theksoj se bëhet fjalë për një objekt jashtëzakonisht bashkëkohor, i sofistikuar që i ka të gjitha nivelet e nevojshme të mbrojtjes dhe që mund të ofrojë shërbime jo vetëm për Ministrinë e Punëve të Brendshme, por edhe për institucionet e tjera shtetërore në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu dua të falënderoj BE-në për njohjen e nevojës që Maqedonia e Veriut të mbrohet nga të gjitha ndikimet e mundshme.
Projekti kap vlerën e pothuajse 3.4 milionë eurove, mjete të siguruara përmes programit IPA dhe mjete shtesë buxhetore të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ose, investimi i përgjithshëm deri në funksionalizimin e plotë të objektit është 11 milionë e gjysmë euro.
Bëhet fjalë për pajisjet më të sofistikuara, sipas standardeve më të larta të sigurisë, gjë që e bën këtë Qendër TIK të parën e këtij lloji në rajon të ndërtuar nga një institucion shtetëror për nevojat e shtetit.
Me Qendrën TIK siguruam investim të përhershëm për ruajtjen e të dhënave nga sistemi parësor i informacionit në rast të fatkeqësive të mundshme natyrore apo të shkaktuara nga faktori njeri.
Si Qeveri, jemi të përkushtuar t'u përgjigjemi sfidave moderne, para së gjithash, sigurisë kibernetike dhe abuzimeve në sferën e internetit që mund të kërcënojnë seriozisht sigurinë nacionale, rajonale dhe ndërkombëtare. Prandaj investojmë në realizimin e projekteve kaq të mëdha, me të cilat tregojmë se jemi në hap me trendet botërore të sigurisë.
Duke folur për projektet kapitale, do t'ju rikujtoj se një muaj më parë kemi lëshuar në përdorim objektin e ri për ekspertizë mjeko-ligjore, i cili është më i madhi në rajon dhe i pari i këtij lloji.
Për herë të parë në historinë e shërbimit të ekspertizës mjeko-ligjore në vend, kemi avancuar kushtet e punës së pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke siguruar objekte moderne, pajisje moderne, siguruam punën e policisë, gjyqësorit dhe organet e prokurorisë, gj[ që hetimet do të jenë më cilësore.
Për një periudhë 6-vjeçare, nga viti 2017 deri në këtë vit, tërësisht ose pjesërisht janë rikonstruktuar 80 objekte policore me vlerë mbi 8 milionë euro.
Kohë më parë, për herë të parë pas disa dekadave, filluam ndërtimin e stacionit të ri policor Aerodrom, i cili është një nga më të mëdhenjtë në Shkup dhe mbulon një zonë me numër më të madh të banorëve. Me këtë, nga njëra anë, sigurojmë kushte moderne për punonjësit e policisë, dhe nga ana tjetër, shërbime më cilësore për qytetarët tanë.
Krijojmë forcë policore bashkëkohore, moderne, efikase e cila është në shërbim të qytetarëve dhe garantues i sigurisë së tyre. Për këtë qëllim kemi investuar 12 milionë euro për uniforma dhe këpucë për pjesëtarët e MPB-së dhe vazhdimisht sigurojmë automjete dhe pajisje adekuate për punën e tyre të papenguar.
Vetëm një polici e motivuar është një polici efektive. Për këtë qëllim, le të kujdesemi për rritjen e vazhdueshme të pagave të punonjësve të MPB-së, të cilat me rritjen e fundit janë rritur për 25%.
Kjo Qeveri, Qeveria që unë drejtoj, është e vendosur me këmbëngulje të vazhdojë me evropianizimin e institucioneve tona, të shoqërisë sonë. Jemi të vendosur të vazhdojmë me realizimin e ëndrrës sonë evropiane dhe atë sa më shpejt të jetë e mundur.
Në fund, uroj që të vazhdojë puna e suksesshme e Qendrës TIK, dhe ne të vazhdojmë edhe më tej të modernizojmë dhe profesionalizojmë institucionet tona, të tregojmë se dimë dhe mundemi të qëndrojmë krah për krah me vendet më të zhvilluara se ne. Gjithashtu dua t'u bëj thirrje të gjitha institucioneve që punojnë me baza të dhënash të mëdha që ky është vendi që duhet të përdorin për postimin e të dhënave të tyre dhe sigurimin e të dhënave rezervë, sepse bëhet fjalë për një objekt me të vërtetë modern dhe më i sigurt jo vetëm në vend por edhe në rajon. Jam i sigurt se të gjitha këto përpjekje që po bëjmë do të vlerësohen mbi të gjitha nga qytetarët që meritojnë më mirë dhe më shumë