Kovaçevski: Me zgjidhje sistematike u japim fund personave të paregjistruar në vend, 526 persona morën certifikata të lindjes

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot mbajti fjalim në një manifestim me rastin e dhënies së certifikatave të lindjes për qytetarët që kanë lindur në territorin e vendit tonë, por që nuk janë regjistruar në regjistrat amë dhe nuk kanë certifikata lindjeje.

Në vazhdim ju përcjellim fjalimin integral të kryeministrit Kovaçevski:

“I nderuari ministër i Drejtësisë, LLoga,

I nderuar drejtor i për udhëheqjen e librave amë,

E nderuara kryetare e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Mirakovska,

Të nderuar media, qytetarë,

Këtu mund të them vërtet qytetarë të respektuar që morën dokumentet për herë të parë.

Sot i dhamë fund një problemi të nxehtë prej tre dekadash me të cilin përballen qindra qytetarë të lindur në territorin e vendit tonë, por që nuk ishin të regjistruar në regjistrat amë dhe nuk kishin certifikata lindjeje. Këta shtetasit tanë nuk kishin dokumente identifikimi, nuk mund të mjekoheshin, nuk mund të punësoheshin, nuk mund të lidhnin martesë, as të rregullonin statusin e fëmijëve të tyre, thjesht nuk ekzistonin në sistemin shtetëror.
 
Këto probleme tashmë janë tejkaluar!

Me ndryshimet në Ligjin për regjistrat amë zgjidhëm çështjet e jetës së shumë qytetarëve tanë. Me këtë rast, dëshiroj të përshëndes përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Administratës për udhëheqjen e librave amë, veçanërisht për të theksuar rolin e deputeteve Sonja Mirakovska, Ljatifa Shikovska dhe Snezhana Kaleska - Vançeva, të cilat përgatitën amendamente në Ligjin për regjistrat amë e cila ka vazhduar në mënyrë sistematike të zgjidhet problemi i personave të pa regjistruar në librin amzë i të lindurve.

Dhe nëse dikush meriton falënderim për ndryshimet në ligj, atëherë janë këta tre deputetë dhe sigurisht Ministria e Drejtësisë dhe Administrata që e shwndruan ligjin nw praktik dhe deputetët që e mbështetën këtë ligj. Ishin ato ndryshime dhe shtesa ligjore që hapën rrugën për zgjidhjen e rreth 526 fateve njerëzore, nga të cilët deri më tani në regjistrat e të lindurve janë regjistruar 409 persona. 117 personat e mbetur do të regjistrohen deri në fund të vitit.

Qeveria që unë drejtoj krijon politika me vlera evropiane, ne krijojmë zgjidhje sistematike që japin rezultate në planin afatgjatë.

Këtyre qytetarëve tanë u kemi mundësuar që të ushtrojnë të drejtat e tyre jetësore dhe mbi të gjitha të drejtat e tyre për kujdes social dhe shëndetësor.

Pas një dekade kemi bërë të mundur që ata të ushtrojnë të drejtën e tyre për të mbrojtur shëndetin përmes sigurimit shëndetësor, që fëmijët të ndjekin mësimet e rregullta dhe të marrin certifikatat e përfundimit të arsimit.

Deri më tani këta persona ishin jashtë tregut të punës, tani u mundësojmë të punësohen, të hapin dhe regjistrojnë kompanitë e tyre. Me regjistrimin e tyre në regjistra, u hapëm mundësinë që të shfrytëzojnë të gjitha përfitimet e ofruara me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ata tani mund të martohen ligjërisht dhe pasardhësit e tyre mund të regjistrohen në regjistrin e lindjes pa asnjë problem.

Qytetarët i njohin synimet tona të qarta, si Qeveri, si koalicion për të zgjidhur sfidat me të cilat përballen. Gjëja e dytë shumë domethënëse është se dera e zyrës sime ka qenë gjithmonë e hapur për bashkëpunim dhe komunikim ndërmjet të gjitha institucioneve, pavarësisht nëse janë organizata qytetare, qytetarë, deputetë, institucione, media, personazhe publike, aktorë shoqërorë, politikanë. Me mua të gjithë janë të mirëpritur nëse duan të kontribuojnë në krijimin pozitiv të politikave në të mirë të shtetit dhe qytetarëve.

Partneri ynë besnik në zgjidhjet janë organizatat e shoqërisë civile, puna e tyre e përditshme në terren, të cilat na ndihmuan të shohim se cilat janë problemet reale të këtyre qytetarëve tanë. Prandaj inkurajoj organizatat e shoqërisë civile që të ndihmojnë personat e pa regjistruar në librin amzë, nëse ka të tjerë që nuk janë nxitur për ta bërë këtë, të kontaktojnë sa më shpejt zyrat e gjendjes civile në vendin ku jetojnë dhe të fillojnë procedurën për regjistrimin e tyre në librat amzë sipas ndryshimeve në Ligjin për regjistrat amë.

Sipas këtyre ndryshimeve në ligjin për të dhënat e lindjes dhe sipas mundësisë që çdo shtetas që ka lindur në vendin tonë të regjistrohet në Librin e regjistrat amë të lindjes dhe të gëzojë të gjitha të drejtat sipas kushtetutës dhe ligjit. Me këtë, Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi i parë në Evropë që e mundëson këtë pa përjashtim për çdo qytetar. Prandaj një falenderim i madh edhe një herë për tre deputetët e pranishëm këtu dhe nëse dikush meriton duartrokitje, atëherë ata tre e meritojnë.