“Të gjithë meritojnë të kenë kushte të mira jetese në vendbanimin e tyre. Pavarësisht se menaxhimi i komunave është në dorën e kryetarëve të komunave. Qeveria dhe unë si Kryeministër, kujdesemi që në mënyrë të barabartë të investojmë me fonde në të gjitha komunat në të gjithë vendin dhe që të sigurojmë zhvillim të barabart rajonal. Për ne nuk ka komuna më pak të rëndësishme apo më shumë të rëndësishme, komuna të mëdha apo më të vogla. Për ne nuk ka rëndësi se nga cila parti është kryetari i komunës, për ne e rëndësishme është nevojat e qytetarëve, kjo duhet të jetë synim i përbashkët për të gjithë. Qytetarët janë më të rëndësishëm se partitë politike, më e rëndësishmja është interesat dhe nevojat e arsimit, të shëndetësisë, infrastrukturës, kulturës”, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në seancën e kuvendit për pyetjet nga daputetët.
Kryeministri Kovaçevski i’u referua edhe vendimit të Qeverisë për rishpërndarjen e 32,5 milionë eurove për 44 komuna me projekte me interes lokal në, projekte të cialt do të realizohen për rrugë më të mira, shkolla, kopshte, objekte sportive dhe kulturore, objekte shëndetësore etj.
“Kjo mbështetje financiare është rezultat i menaxhimit mirë të mjeteve të cilat janë të grumbulluara në buxhet dhe vazhdimsia e mbështetjes nga kjo Qeveri, që ka dhënë për komunat edhe në vitet e kaluara. Këta janë paratë e qytetarëve për qytetarët, për arsim më të mirë, shëndetësi më të mirë, infrastrukturë më të mirë, thjesht për një jetë më të mirë. Janë rilokuar mjete nga buxheti i ministrisë të Shëndetësisë, Arsimit dhe Shkencës, Punës dhe Politikës Sociale, Kulturës, Transportit dhe i Lidhjeve, Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor dhe Agjencisë për Rini dhe Sport”, theksoi kryeministri Kovaçevski, duke thënë se me mbështetjen, Qeveria tregon se nuk i ndan qytetarët dhe komunat në pro-qeveritare apo pro-opozitare, sepse të gjithë kanë të njëjtat nevoja dhe të njëjtat pritshmëri.
Kryeministri Kovaçevski gjithashtu përmendi edhe mbështetjen e komunave përmes IPARD-it dhe TAV programit, si dhe në baza të tjera.
“Përmes investimit në komuna përmirësojmë standardin dhe jetesën, sigurojmë një zhvillim të barabart rajonal, dhe e zhvillojmë ekonominë. Sepse qytetarët i meritojnë kushtet evropiane dhe ne kemi obligim t'i sigurojmë të njejtat”, theksoi kryeministri Kovaçevski në seancën e sotme në Kuvend nga pyetjet e deputëtëve.