Mickoski: 2000 punonjës të Pyjeve Nacionale do të marrin pagat e papaguara

“Nga ato informacione që  i  kemi në dispozicion është se për katër muaj atje nuk është ndarë pagë. Me ribalancimin e Buxhetit janë siguruar mjete për ndarjen e pagës. Gjatë mbledhjes së djeshme të Qeverisë, mjetet nga llogaria e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave janë transferuar në llogarinë e Pyjeve Nacionale dhe gjatë ditës së sotme bashkë me mjetet e prodhimit të kompanisë, siç më njoftoi drejtori i ri, prof. Zdravko Trajanov, kam marrë informacion se do të jepen të gjitha pagat e papaguara në tërësi, por  dhe një pjesë të kërkesave ndaj komintentëve”, u përgjigj Kryeministri Mickoski në pyetjen gazetareske. 

Kryetari i Qeverisë Mickoski theksoi se në mbledhjen e ardhshme të rregullt të Qeverisë do të ndahen mjete për pagesën e pagave të punëtorëve të SHA Ekonomia e Ujërave. 

“Kështu që bëmë një hap vërtet të madh, do të paguhen më shumë se 350 milionë denarë, 250 milionë nga rebalanci dhe pjesa tjetër nga prodhimi ynë. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me punonjësit e SHA Ekonomia e Ujërave tashmë pas mbledhjes së ardhshme të Qeverisë, mbledhja e rregullt është të martën e ardhshme, më 27 gusht”, theksoi Kryeministri.