Mickoski: E kuptoj nevojën për rritje të pagave, që sindikatat të mos bien pre e fushatave politike të LSDM-së, së shpejti prej sot do të ulemi të bisedojmë

 

“E dëgjova deklaratën e kryetarit të sindikatës, mund të them se jam informuar nga Ministria e Financave dhe ministrja se gjithçka është bërë në përputhje me ligjin, në ribalancin dhe këtu nuk duhet të kemi asnjë dilemë. Më befasoi fakti që menjëherë kryetari i LSDM-së, sikur të ishin sinkronizuar çuditërisht, doli me qëndrimin e tij në mbështetje të këtij kryetari. 

Nuk do të ndërhyj në mënyrën se si u zgjodh, etj, për këtë ka institucione, i bëj thirrje publikut që ta ndjekë këtë rast me shumë vëmendje, por për më pak se 2 muaj punë të një Qeverie shoh një sulm  të sinkronizuar, do të thosha në kundërshtim me ligjet dhe etikën dhe parimet dhe gjithçka nga ana e një kryetari të Lidhjes së Sindikatave  dhe kryetar i partisë më të madhe opozitare, dhe kjo më vë në një situatë që të mendoj se këtu ka prapavijë politike”, tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske. 

Kryeministri bëri thirrje që të mos bien pre e fushatave politike dhe se Qeveria do të bisedojë me të gjitha organizatat legjitime të sindikave, sepse është e qartë  nevoja për rritjen e pagave. 

“U bëj thirrje anëtarëve të organizatës së sindikatave që të mos bien pre e fushatave politike brenda saj, ne jemi një Qeveri që shumë shpejt prej sot do të ulet dhe do të bisedojë me të gjitha organizatat legjitime të sindikatave. Këtu nuk kemi asnjë problem, duam të ndihmojmë, e kuptoj nevojën për rritje të pagave”, theksoi Mickoski.

Kryetari I Qeverisë Mickoski theksoi se shumica e njerëzve jetojnë nga paga, e jo siç tha ai nga provizione apo tendera korruptive, nga qendrat tregtare apo nga fabrikat e marihuanës.

“Secili prej nesh jeton nga paga, nuk jetojmë nga provizione, nuk jetojmë nga tenderët kriminalë, nuk jetojmë nga qendrat tregtare, nga fabrikat e marihuanës, nuk jetojmë nga kjo, ne të gjithë jetojmë nga rroga, te pakten ne qe jemi ketu.

Tani ka nga ata që i shihni si i komentojnë këto gjëra, edhe unë do të doja që 5000 euro të ishte rroga, por duhet të arrijmë deri këtu, duke pasur situatën në Buxhet që lane, rregullimet e paparashikuara sipas marrëveshjeve kolektive, prandaj duhej që tani me ribalancimin  të harmonizohen.  Por në të njëjtën kohë do të përmend se po i njëjti sindikat ishte i gënjyer nga ana e ministres së atëhershme të punës dhe politikës sociale i mashtruar, atëherë të gjithë vijmë në një përfundim të thjeshtë, se ka shumë politikë, por pak bazë për të kërkuar të drejtat e punëtorëve”, theksoi Kryeministri Mickoski.