“Fillimisht, më lejoni të shpreh keqardhjen time për atë akt të shëmtuar dhe për jetën e humbur njerëzore”, tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske për vrasjen te Mavrovasja dhe akuzat e opozitës se institucionet nuk i kanë marrë të gjitha masat në kohë dhe shtoi:
“Por ajo që është e rëndësishme është se tashmë në seri kriminelët dhe gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar janë përgjegjës para ligjeve dhe institucioneve, pasi së pari gjyqtari suprem dhe ai prokuror që është pjesë e Këshillit të prokurorëve publikë pranoi fajin për pjesëmarrje në një skandal korruptiv dhe se në atë mënyrë vetëm dëshmuan tezat që ne i kemi se kemi një prokurori dhe gjyqësi partiake të penguar në masën më të madhe”.
Ai theksoi se institucionet kanë reaguar me shpejtësi për të zbardhur këtë akt të shëmtuar dhe kanë arrestuar autorët, gjë që nuk ka ndodhur në të kaluarën.
“Tashmë pasoi akti i dytë kur institucionet arrestuan me shpejtësi autorët e këtij akti të rëndë dhe i çuan para organeve të drejtësisë. Fjalë për fjalë të gjithë pjesëmarrësit janë arrestuar, gjë që në të kaluarën nuk ka ndodhur. Diçka që duhet të pranoj nuk ka qenë në të kaluarën dhe prandaj besimi në shtetin ligjir ka qenë i barabartë me zero”, nënvizoi Kryeministri Mickoski.
“Është mirë që matjet e fundit, konkretisht nga gushti, që ne si parti i bëjmë në besimin e institucioneve në luftën kundër krimit dhe korrupsionit gradualisht po kthehen dhe mund të them me kënaqësi se për herë të parë kemi më shumë bashkëqytetarët tanë që besojnë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit të kësaj Qeverie se sa që nuk besojnë. Dhe kjo është vetëm një arsye më shumë për të vazhduar luftën kundër këtyre kriminelëve, pavarësisht nëse ata janë kriminelë të tillë pa sy apo kriminelë në politikë”, tha ai.
Kryeministri Mickoski është i vendosur se të gjithë ata që kanë gabuar para ligjit do të dalin para drejtësisë.
“Së shpejti nga sot të gjithë ata që kanë gabuar para ligjit do të dalin para drejtësisë, përfshirë edhe ato grupe që kohëve të fundit tentojnë të aktivizohen në nëntokën e Shkupit, edhe ato po i ndjekim”, tha Mickoski.