Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske për investime të reja potenciale të huaja , tha se janë duke u negociuar për tri investime të reja të mundshme në vlerë prej një çerek miliardë euro.
“Jemi duke negociuar me tre investime të reja të mundshme. Dy janë nga kapacitetet tashmë ekzistuese të prodhimit – zgjerimi i portofolit të tyre të prodhimit, do të jenë të mëdha dhe domethënëse për produktin vendas. E dyta, negociojmë me një kompani tjetër të madhë, me një investim prej 150 milionë eurosh, në një rreth të ngushtë me një vend të madh evropian që është anëtar i BE-së.
Si ne dhe ata po luftojmë, tani jemi në fotopërfundim, nëse gjithçka shkon në rregull, shpresoj që në shtator do të mund ta publikojmë. Së bashku me këto dy zgjërime, deri në fund të vitit do të kemi përafërsisht çerek miliardë euro investime të reja, të cilat do të ndikojnë dukshëm në BPV, paralajmëroi Kryeministri Mickoski dhe shtoi:
“Këto dy zgjërime të investimeve janë të industrisë automobilistike, veç se ekzistuese këtu tek ne, ndërsa sa i përket asaj të investimit të ri, atë që unë e quaj industria e prodhimit të suplimenteve.