Mickoski : Me ndërtimin shtesë të kopshtit për fëmijë IPKKF “Goce Dellçev” nuk ka më lista për pritje për regjistrim

Mirëdita nga Komuna e Ilindenit, 

Për ne si përfaqësues nga Qeveria, nga Kuvendi, krerë komunash, paraqet nder dhe kënaqësi të veçantë që objektin të cilin filluam ta ndërtojmë në mënyrë simbolike vendosjen  e gurthemelit para disa muajsh, sot e shihni të përfunduar.

E përgëzoj kryetarin e komunës për realizimin jashtëzakonisht të shpejtë të këtij premtimi zgjedhor, premtim me të cilin praktikisht nuk do të ketë më lista pritjeje për regjistrim në kopshtin e fëmijëve në Komunën e Ilindenit, gjegjësisht të gjithë fëmijëve që do të kenë nevojë për akomodim në objektet këtu në kopshtet për fëmijë në  Komunën e Ilindenit do të akomodohen.

Ky objekt ka një kapacitet për gjashtëdhjetë fëmijë, investimi është siguruar tërësisht nga fondet në dispozicion të komunës, dhe i pajisur me mjete nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, do të thotë një projekt i përbashkët dhe realisht mendoj se projekte të tilla rikthejnë besimin se nuk janë të gjithë të njëjtë dhe se mund të ishte ndryshe, çdo ditë një projekt i ri, çdo ditë një premtim i ri zgjedhor, çdo ditë një pritshmëri e re e qytetarëve që është realizuar.

Kështu vazhdojmë më tej për më shumë se dy muaj, kjo Qeveri ka bërë vërtet gjëra që në vitet e kaluara Qeveria e mëparshme as që mund t'i imagjinonte.

Kështu që më lejoni të përgëzoj edhe një herë Aleksandrin, këshilltarët, administratën, njerëzit e kopshtit për një projekt të përfunduar me sukses, shpejt dhe uroj që fëmijët të kalojnë momente vërtet të mrekullueshme, sepse nga këtu ata do të fillojnë të ecin në rrugën e jetës së tyre dhe të shkollohen.