Aleksiovska Papestiev: Vendimi i Qeverisë për rritjen e pikës së kapitacionit me 33 për qind për gjinekologët amë është një investim serioz dhe i stimulon ata të përkushtohen ndaj programit të skriningut

Në panel diskutimin e sotëm me temë "Ndikimi i rritjes së kapitacionit në kujdesin shëndetësor parësor", Prof. Dr. Irena Aleksiovska Papestiev, drejtoreshë e Klinikës Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë, në lidhje me rolin e gjinekologëve amë në detektimin e hershëm, gjegjësisht në parandalim, deklaroi:
 
"Kujdesi primar në gjinekologji dhe obstetrikë paraqet një hallkë jashtëzakonisht e rëndësishme në kujdesin shëndetësor për popullatën femërore në vendin tonë. Pra, gjinekologu amë është ai i cili fillimisht bie në kontakt me gruan dhe në varësi të gjendjes së saj të mëtutjeshme shëndetësore dërgohet në nivele të tjera, pra në nivelin sekondar apo terciar tek ne. Pikërisht gjinekologët amë janë ata, siç përmendi edhe drejtori Klekovski, të cilët janë bartësit kryesorë të zbatimit të programeve të skriningut, të diagnostikimit dhe trajtimit të një numri të madh të intervenimeve jokirurgjikale, të këshillimit për planifikimin e kontracepsionit dhe familjes, si dhe për parandalimin e lindjeve të parakohshme.
 
Aleksioska Papestiev thotë se vendimi i Qeverisë për rritjen e pikës së kapitacionit me 33 për qind për gjinekologët amë është një investim serioz dhe i stimulon ata të përkushtohen ndaj programit të skriningut.
 
  “Këtë vendim të Qeverisë, unë me të vërtetë e përshëndes dhe mendoj se përfaqëson një investim serioz, sepse në këtë mënyrë do të stimulojë më shumë gjinekologët amë që të përkushtohen në programit të skriningut. Drejtori Klekovski e përmendi si shembull parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, si një nga programet bazë parandaluese, dhe do të theksoj se cila është përparësia dhe përfitimi për të gjithë sistemin shëndetësor, pra edhe për ekonominë në vendin tonë,” theksoi drejtoresha dhe doktoresha Aleksiovska Papestiev dhe shtoi:
 
“Pra, me parandalimin ju i parandaloni shpenzimet e panevojshme për trajtimin e sëmundjeve kronike dhe onkologjike dhe unë si menaxhere i Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës mund të them se barra më e madhe bie mbi pacientët onkologjikë kur vijnë deri tek trajtimi dhe do të ishte për të ardhur keq nëse diçka që mund të parandalohej diçka, të vijë deri te ky shpenzim të panevojshëm. Ashtu edhe për fëmijët e lindur para kohe, të cilët gjithashtu mund të parandalohen në kujdesin shëndetësor primar përmes zbulimit të hershëm të infeksioneve, i cili më pas ndihmon në parandalimin që të mos ndodhë diçka e tillë.”