Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske tha se në mbledhjen e Qeverisë është miratuar vendim për anulimin e licencve për lojërat e fatit në internet, sepse sipas mendimit juridik të Ministrisë së Financave, janë dhënë në mënyrë të kundërligjshme pa u respektuar procedurat.
“Sepse ato licenca të cilat janë dhënë, janë dhënë në mënyrë të kundërligjshme. Edhe pse ne parimisht kemi mendim juridik nga Ministria e Financave se gjithçka që është dhënë si licencë është dhënë në mënyrë të kundërligjshme. Edhe Ministria e Punëve të Brendshme edhe Policia Financiare, por edhe institucionet e tjera, do të kujdesen që opinioni së shpejti të mësojë të vërtetën se si janë dhënë, pse janë dhënë”, tha kryeministri Mickoski.