Mickoski në takim me SASHK: Do ta përmirësojmë standardin e punëtorëve përmes dialogut të përbashkët dhe masave që do të japin rezultate

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski sot së bashku me ministren e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska, ministren e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska dhe ministrin e Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, realizuan takim me kryesinë e Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë - SASHK.

Në takim u diskutua për promovimin e të drejtave të punëtorëve, situatën në arsim, shkencë dhe kulturë, marrëveshjet kolektive si dhe gjendjen me pagat dhe tendencën tonë për rritjen e tyre sipas mundësive reale të ekonomisë.

Do të përmirësojmë standardin e punonjësve përmes dialogut të përbashkët dhe masave që do të japin rezultate. Bisedojmë për një sërë vendimesh dhe masash sistematike të cilat do të jenë të qëndrueshme në afat të gjatë. Po vijnë vendime të mira, theksoi kryeministri Mickoski.

Dialogu vazhdon!