Të nderuar zonja dhe zotërinj, miq të nderuar,
Sot jemi këtu për të shënuar festën shtetërore 23 Tetorin
Kemi ardhur këtu për të shënuar ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase, një ditë që duhet të na kujtojë, por edhe të na ndërgjegjësojë se jemi kalimtarë, por vepra dhe ideja jonë është ajo që duhet të flasë për ne.
Vepra e organizatës që mban shkronjat e shenjta historike VMRO është një vepër që na ka mundësuar sot shtetin e pavarur dhe vetëdijen tonë.
Filizat e mendimit kombëtar maqedonas të krijuar para periudhës së Ilindenit, veprat dhe idetë e rilindasve dhe energjia e qytetarisë maqedonase, efektet nga kryengritjet e mëparshme në pjesë të ndryshme të Maqedonisë së atëhershme, kulminuan dhe u shndërruan në forcë shtytëse të Organizatës Revolucionare Maqedonase. Kjo ishte forca e bazuar në idenë e shtetit të saj të pavarur me identitetin dhe dallueshmërinë e vet.
Liria maqedonase nuk u dhuruar në pjatë, përkundrazi. Historia maqedonase është shkruar me gjak, lot dhe mosbindje dhe prandaj është e përjetshme, dinë të thonë ata që e njohin historinë e organizatës.
Ajo nuk varet nga presionet e jashtme, ndikimet, veprimet e politikanëve të caktuar, tradhtitë e individëve, por kjo ide ushqehet dhe jeton në çdo njeri të gjallë që lufton për të në mënyrën e tij, në fushën e tij, me dijen e tij dhe me aftësitë e tij, besimin dhe shpresën, ku mundet dhe aq sa mundet, deri te i fundit nga ne, i cili në vete mbanë idenë.
Shumë gjëra janë thënë në këtë ditë, shumë gjëra kanë ndodhur në histori që kanë çuar në këtë ditë të formimit të Organizatës Revolucionare Maqedonase, por edhe shumë gjëra kanë ndodhur pas formimit të saj.
Ajo vuajti dhe i mbijetoi dështimeve, ndarjeve, luftës vëllavrasëse, përleshjeve të brendshme, zhgënjimeve, përçarjeve ideologjike, prej saj u ngritën heronj dhe ranë antiheronjtë, prej saj lindi lufta për shtetin e vet,por por u përpoqën të abuzonin me fuqinë dhe rëndësinë e saj për popullin tonë dhe donin që ne të bëheshim pjesë e një shteti tjetër nëpërmjet saj.
Organizata Revolucionare Maqedonase filloi luftën nacionalçlirimtare maqedonase dhe udhëhoqi popullsinë, pavarësisht nga feja dhe kombësia, në luftën kundër Perandorisë Osmane. Kurora e asaj lufte për liri është Kryengritja e Ilindenit në vitin 1903.
Përpjekjet e para për formimin e një organizate datojnë në fund të viteve tetëdhjetë dhe në fillim të viteve nëntëdhjetë të shekullit të 19-të, diku rreth vitit 1889, PereToshev i shkruan një letër Gjorçe Petrovit për të formuar: "Organizatë për çlirim".
Në verën e vitit 1891 në Manastir, Damjan Gruev bëri përpjekje për të formuar një organizatë, gjegjësisht formoi Lidhjen e Arsimtarëve me qëllime të pastra revolucionare, por veprimtarinë e tij e pengoi Arkimandriti Kozma Preçistanski.
Në vitin 1892, te Ivan Haxhi Nikollov u zhvillua ideja se vetëm një organizatë mund të priste rrugën e propagandës. Filloi të kërkonte njerëz që mund t'i ndihmonin në formimin e një organizate të tillë dhe njerëz të tillë, në atë moment i pa te Dimitar Conev, Hristo Tatarçev, Petar Pop Arsov dhe Hristo Batanxhiev.
Formimi i organizatës është anuluar, sepse ishin të pak veta, por nuk e braktisën idenë.
Mbledhja për themelimin e organizatës është mbajtur të shtunën në mbrëmje, në banesën e Hristo Batanxhievit. Në këtë takim morën pjesë dr. HristoTatarçev – mjek, me origjinë nga Resnja, Dame Gruev – mësues, me origjinë nga fshati. Smilevë - Manastir, Petar Pop Arsov – arsimtar i lindur në f. Bogomillë - Veles, Ivan Haxhi Nikollov - librashitës në Selanik, lindur në Kukush, Anton Dimitrov - mësues, lindur në f. Ajvatovë – Selanik dhe gjithsesi nikoqiri HristoBatanxhiev – mësues, me origjinë nga fshati Gumenxhe, Enixhe Vardar.
Në këtë takim u shqyrtua situata e përgjithshme dhe u arrit në përfundimin se pozita e popullatës është e patolerueshme, për ta përmirësuar atë duhet një gjë: Veprim i planifikuar dhe serioz dhe sa më shpejt, aq më të mëdhaja do të jenë gjasat për sukses.
Me kalimin e kohës, Organizata u bë djepi i luftës maqedonase. Shoqërues dhe pjesë e saj e pandashme. Unë i ndjek edhe ato debate se e kujt është VMRO-ja... por në mënyrë të pandashme dhe të palëkundur i takon popullit maqedonas. Sepse organizata ishte populli.
Dhe nga populli dolën krerët, njerëzit më të shkëlqyer dhe heronjtë kombëtarë që adhurohen para altarit të luftës për liri.
Kur jam duke folur për këtë, këtë vit shënohet 100 vjetori nga vrasja e Todor Aleksandrovit.
Sipas shumë historianëve, ai ishte një nga udhëheqësit më të fuqishëm dhe më me ndikim të VMRO-së. Ai e ngriti organizatën nga rrënojat dhe e bëri atë organizatën më të fuqishme në Evropë, me të cilën të gjithë donin të bashkëpunonin dhe të cilës të gjithë ia kishin frikën. Për atë kishin dëgjuar tekstualisht në të gjithë botën.
Të gjithë nga rajoni mësonin për të, dhe të gjithë ata që dinin se çfarë do të thotë të luftosh për vendin dhe idenë e tyre mësonin prej saj.
Në këtë ditë, ditën e themelimit të Organizatës Revolucionare Maqedonase, dua ta respektoj dhe ti them fjalët që bënë jehonë për vdekjen e tij, dhe me të cilat kumtesën për vdekjen e tij në publikë e përfunduan në atë periudhë.
Në atë kumtesë, duke sqaruar kush janë vrasësit dhe duke shpjeguar se çfarë ka ndodhur, përfundonte me fjalinë: TodorAleksandrov ka vdekur! Jeton Todor Aleksandrov.
A ka fjalë më të fuqishme për një person, kur një person thotë se pavarësisht vdekjes së dhunshme të atij personi, ai vazhdon të jetojë. Për shkak të punës së tij, për shkak të idesë së tij, për shkak të asaj që ai bëri për atdheun e tij.
Lavdi atij!
Të dashur miq,
Pak më parë thashë se qëllimet e organizatës ishin - Veprim i planifikuar dhe serioz, dhe sa më shpejt, aq më të mëdha do të jenë mundësitë për sukses. Dhe mbi të gjitha, ajo është një besëlidhje që obligon.
Unë sot dua të flas pikërisht për këtë, për veprimin që na nevojitet dhe për planifikimin që duhet të kemi.
Por fillimisht dua të theksoj se një pjesë e madhe e rrugës që po kalojmë bashkë më kujton rrugën që po kalonin edhe ata. Kur mendoj për rrugën që kemi kaluar së bashku jam plot mirënjohje, energjia juaj është frymëzuese dhe i jam mirënjohës të gjithëve që janë me mua dhe këtij brezi që me guximin dhe qëndrueshmërinë e tyre më motivojnë dhe më bëjnë të përulur në çdo hap, ndërsa për çdo vendim, të vetëdijshëm se çdo gjë fillon dhe mbaron, dhe më e rëndësishmja është sakrifica jonë që jemi gati t'i japim popullit tonë, pa dallim feje, kombi, përkatësie politike.
Rruga që më çoi në këtë vend ku jam sot, Kryeministër i shtetit, ishte plot sfida, është rruga me gjemba e politikës maqedonase në shumë aspekte jo aq e ndryshme nga ajo që ka ndodhur në të kaluarën në organizatën, themelimin e së cilës e festojmë sot si festë shtetërorë. Ndoshta atëherë metodat ishin të ndryshme, pengesat ishin sigurisht më të ashpra, por thelbi i sfidave ishte identik.
Jeta më e mirë e popullit maqedonas dhe e të gjithë qytetarëve të tjerë të përmendur në manifestin e Krushevës më vonë, por edhe lufta për të qenë vetvetja, për identitetin dhe veçantinë e vet, për t'u pranuar dhe njohur, dhe kjo luftë vazhdon edhe sot e kësaj dite, dhe prandaj them se thelbi i luftës sonë dhe të VMRO-së historike është i njëjtë.
Historia duhet të bashkojë, jo të ndajë.
Prandaj dua që këtë ditë ta festojmë të gjithë, si e majta, ashtu edhe e djathta nga spektri politik. Sepse VMRO është edhe historia e tyre, në VMRO edhe atëherë ka pasur ndarje tëmajtë dhe të djathtë. Dëshiroj që kjo të jetë festë për të gjithë qytetarët për shkak të unitetit të demonstruar nga të gjithë nga pjesë të ndryshme të Maqedonisë, pavarësisht nga përkatësia etnike.
Doja dhe mbase shpresoja naivisht që mandati im të përqendrohej ekskluzivisht në reformat, projektet, masat dhe zbatimin e programeve, në ekonomi, zhvillimin dhe zbatimin e reformave, por fatkeqësisht nuk mund të kaloj një mandat i një garniture pa u shoqëruar nga ndonjë temë apo çështje historike apo kombëtare.
Por nëse kthehemi mbrapa, do të shohim se ky është mallkimi që duhet të mbajmë, nyja gordiane e çështjes maqedonase nuk mund të pritet thjesht, por është varur mbi vendin tonë për dekada e shekuj. Çështja është e gjallë, jo vetëm sepse ne e mbajmë gjallë, por sepse të gjithë janë përpjekur ta mbajnë gjallë për shkak të disa interesave të tyre, rajonale apo globale.
Prandaj, nuk do të jetë e rreme nëse themi se dëshira e të gjithëve ishte ta ndanin këtë territor, ta pushtonin njëri pas tjetrit, pastaj të tjerët, kështu që donin ta prishnin, diçka që është aktuale edhe sot.
Por ne nuk duhet të dorëzohemi, sado e vështirë të jetë kjo sfidë. Qëllimi i çdo gjenerate pasardhëse është të bëjë së paku një hap përpara në ruajtjen e identitetit maqedonas.
Gjithmonë ka pasur politika negative. Historia përsëritet, por gjithmonë si një farsë. Dhe ne duhet të ecim në rrugën tonë, duhet të kuptojmë që të kemi një të ardhme më të mirë që duam dhe llojin e vendit që meritojmë, dhe kjo varet ekskluzivisht nga ne dhe nga askush tjetër. Nëse nuk kujdesemi për institucionet, buxhetin, mjedisin, do të jetojmë më keq.
Ne duhet t'i drejtohemi vetes, dhe të vlerësojmë më shumë veten, të besojmë në vetvete, të mos lejojmë që apatia të na përpijë dhe të mos na udhëheqin aludimet se nuk kanë arritur të gjithë dhe se nuk jemi mjaftueshëm të mirë. Kjo nuk është e vërtetë. Ne do të kishim qenë shumë kohë më parë në BE nëse nuk do të ishin problemet dypalëshe, të kujtojmë se problemet dypalëshe kanë ekzistuar që nga dita e pavarësisë dhe vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Dhe ato zgjasin si pjesë e politikës së tyre strategjike bazuar në këndvështrimin e tyre për historinë dhe interesat dhe qëllimet e tyre rajonale, deri më sot.
Që kur kam filluar të merrem me politikë kam thënë - Çështja maqedonase ka nevojë për energji. Dhe mendoj se sot është dita për të nisur një projekt serioz.
Në këtë ditë dua të inicioj një projekt për të cilin Qeveria do të përpiqet të arrij marrëveshje me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë dhe komunitetin universitar, një projekt që do të jetë gjithëpërfshirës dhe do transformohet në strategji të shtetit deri në vitin 2050, ku do të përcaktohen prioritetet zhvillimore të shtetit, sfidat demografike, synimet ekonomike dhe mënyrat për t'i arritur ato, zhvillimi bujqësor, teknologjik, zhvillimi i energjetikës dhe transportit, etj.
Pra një strategji gjithëpërfshirëse që do të përcaktojë paradigmën e re të shtetit modern. Duhet të përdorim njohuritë e të gjithëve që mund të ndihmojnë, të bashkohemi dhe të vendosim synime afatgjata për zhvillimin e shtetit dhe më pas do të kërkoj një konsensus të gjerë partiak për ta pranuar atë strategji. Kjo i mungonte shtetit për vite me radhë.
ASHAM dhe mendjet shkencore ishin të margjinalizuara dhe të fokusuara vetëm në projektet dhe synimet e tyre shkencore, por duhet të përfshihen dhe të ndihmojnë në zhvillimin dhe përcaktimin e synimeve dhe prioriteteve të tij. Dhe tani e di që në publik do fillohet të flitet për këtë apo atë akademi, prandaj po i them të gjitha këto. Shkenca, synimet dhe strategjia nuk duhet të etnizohen. Qytetarët kanë nevojë për një strategji dhe janë të ngopur me drejtimin e vendit dita-ditës.
Nëse do të kishte një strategji dhe prioritete të përbashkëta dhe një udhërrëfyes se si t'i arrijmë ato, nuk do të prisnim 20 vjet e gjysmë që vendet të na njohin me emrin kushtetues të asaj kohe, sipas strategjisë së Gligorovit se koha punon për ne, që nuk them se nuk ishte e duhura në atë kohë, ata duhet të kenë pasur arsyet e tyre pse bënë një strategji të tillë. Prandaj, për të mos arritur në momente të tilla të vështira, duhet një strategji afatgjatë, pikat kryesore dhe synimet strategjike të së cilës nuk do të varen nga lakmia e politikanëve dhe as nga injoranca e tyre. Apo çka do të ishte sikur çështja e emrit të zgjidhej në vitin 1990? Ku do të ishte atdheu ynë sot?
Unë nuk them se jam më i miri, përkundrazi, kam edhe gjëra që mësoj me këtë profesion, unë vetë shoh gabime ndaj mundohem t'i korrigjoj, më pëlqen të dëgjoj mendime të ndryshme dhe të nxis debat, besoj në demokracinë dhe potencialin e demokracisë, por në të njëjtën kohë dua të mbledh rreth meje më të mirët dhe të punojmë së bashku për të ecur përpara. Ne jemi njerëz, ndonjëherë mund të bëjmë gabime. Por do të jetë gabim akoma më i madhë nëse kemi arritur në përfundimin se kemi gabuar dhe nuk e korrigjojmë veten. Të gjithë ata të cilët konstatojnë se kanë gabuar i respektoj pafundësisht.
Unë vij nga komuniteti universitar dhe e di kuptimin e titullit që kanë të gjithë ata që ftoj t'i bashkohen këtij projekti. Ne mund të mësojmë shumë prej tyre dhe ata janë fryma i vendit tonë dhe pjesë e identitetit tonë.
Secila Akademi e Shkencave nga fqinjët bashkëpunon me shtetin e saj, dhe kontribuon në ndërtimin e strategjive të shtetit, e jona duhet të marrë vendin e merituar të respektit, por edhe të përgjegjësisë.
Këtu më lejoni të nis debatin publik drejt të cilit duhet të synojmë: 70 vitet e fundit kemi qenë në rrugë të mbarë drejt zhdukjes si shtet. Kjo është një brez nga tani.
Pse askush nuk e ka hapur deri tani këtë temë?
Sipas analizës së Stratford-it, deri në vitin 2050 do të ketë 400,000 njerëz më pak në vend. A e dini se çfarë do të thotë kjo për shoqërinë, ekonominë dhe shtetin? Popullsia që migron është e aftë për punë.
Shtetet serioze planifikojnë dhjetëra e qindra vjet përpara.
Pas marrëveshjes së Hong Kongut, si britanikët ashtu edhe kinezët dolën të lumtur. Kur britanikët u pyetën pse ishin të lumtur, ata u përgjigjën se në 100 vitet e ardhshme, Hong Kongu do të jetë i yni, dhe kur kinezët u pyetën pse ishin të lumtur, ata thanë, pas 100 vjetësh, Hong Kongu do të jetë i yni. Që atëherë kanë kaluar 100 vjet. Hong Kongu tani është kinez.
Historia mund të na mësojë shumë dhe të menduarit dhe planifikimi strategjik mund dhe duhet të na ndihmojë shumë në periudhën në vijim.
Kush, nëse jo ASHAM, duhet të organizohet në gjetjen e një ilaçi për këtë dhe në përcaktimin e sfidave më të mëdha në të ardhmen e shtetit.
Si do të funksionojë një shtet me një disproporcion të tillë të popullsisë dhe kaq pak njerëz që do të punojnë, për të mos thënë më shumë se gjysma e tyre në administratë. Kush do ta mbajë atë shtet?
A e di ndonjeri nga këta që e kanë udhëhequr shtetin deri tani - ku po shkon shteti???
A ka menduar dikush dhe a ka hapur një diskutim mbi çështjet kryesore? Demografia me migrimin dhe natalitetin? Vlerat që duhet të kemi? Prioritetet që duhet ti zgjidhim. Si të mbjellim sot, që brezat e ardhshëm të korrin fryte. Le të përcaktojmë se çfarë është më e rëndësishme, cilat janë prioritetet tona dhe të ecim përpara.
Ne si Qeveri kemi një plan të qartë se çfarë duhet të bëjmë në mandatin tonë. Ne kemi një program, kemi një strategji të përgjithshme dhe i kemi parasysh këto gjëra të cilat po i përmend kur marrim vendime, por sinqerisht dyshoj se ka edhe shumë që mendojnë kështu. Një nga problemet kryesore këtu është politika e blej ditë dhe shite. Dhe kaq. Askush nuk mendon strategjikisht dhe afatgjatë.
Dëgjoj kundërshtarët tanë politikë që përpiqen se si të më nxjerrin nga konteksti ndonjë deklaratë të cilën e jap, dhe kështu thonë, ky e ka njohur Marrëveshjen e Prespës, ky tha e Veriut ai nuk tha e Veriut, dhe kështu ata hyjnë në një rreth magjik të akuzave, një politikë që udhëhiqet dita-ditës, duke luajtur në letrën e kujtesës së shkurtër të qytetarëve maqedonas.
Por unë kam një përgjigje për ata. Ne i shohim gjërat pak më tej, sepse atje ku doni të arrini tani, ne u kthyem prej andej. Të bashkohemi dhe të marrim vendime të përbashkëta për të ardhmen, sepse nuk kemi atdhe tjetër përveç kësaj Maqedonie të përbashkët të cilën e duam më së shumti në botë.
Prandaj u them se do pranojmë çdo propozim tuajin konstruktiv që është në këtë drejtim. Këtu nuk mund të mos komentoj për këtë të fundit, se do të paraqesin një ligj ku paga minimale do të jetë 27.700 denarë, duke harruar se kanë pasur mundësi të bëjnë diçka për 7 vjet. Për 7 vite patën mundësinë të përmirësonin standardin e qytetarëve, në vend që ta grabisnin brutalisht buxhetin e po atyre njerëzve, dhe kur bëjnë propozime, harrojnë se e lanë shtetin në falimentim.
Ajdeni të mendojmë strategjikisht dhe për të mirën e shtetit.
Kjo është një periudhë thelbësore, më besoni. Kjo është një periudhë nga e cila do të dihet nëse do do t'ia dalim ose jo.
E di që tingëllon dramatike, mund të tingëllojë patetike për disa, por a e dini se nëse duam të kemi sukses, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të bashkëpunojmë. Dhe duhet të fillojë menjëherë që tani.
Kjo qasje sipërfaqësore ndaj politikës na ka çuar në këtë gjendje të vështirë.
Edhe pse të majtët dhe të djathtët kishin njerëz vërtet cilësorë, sërish nuk gjetën forcën për të vendosur një strategji kombëtare për shtetin.
Koha nuk punon për ne. Kushdo që ju thotë kështu, ju gënjen. Koha po punon kundër nesh. Dhe kështu të gjithë mund të presin. Vetëm ne nuk duhet. Ne duhet të ndryshojmë, duhet të zhvillohemi, të reformohemi, të përmirësohemi. Ditë pas dite, orë pas ore.
Nëse nuk ndihmojmë të gjithë së bashku tani, me mençuri dhe strategji, për fat të keq do të jemi një territor plot fantazma dhe një udhëkryq kriminelësh, emigrantësh, një shtet zombie. Dikujt i shkon për shtat, por jo neve. Jam i bindur që nuk i shkon për shtat as rajonit, megjithëse shumë mendojnë se do të na gëlltisin si territor në një situatë të tillë, nuk do të jetë kështu.
Dhe për gjithë këtë dua t'i porosis të gjithë që janë të gatshëm të luftojnë për këto ide për shtetin e tyre, të cilët ende besojnë se mundemi dhe do t'ia dalim, të cilat janë shtylla, shtylla kurrizore e shtetit maqedonas, patriotizmi i palëkundur i të cilëve më kujton atë të njerëzve organizatën e të cilëve e festojmë sot.
Unë jam zëri juaj. Dijeni gjithmonë këtë. Çdo prindi që ëndërron fëmijën e tij dhe çdo fëmije që ëndërron të ardhmen e vet, ju drejtohem me këto fjalë, unë jam me ju dhe do të luftoj për ju dhe do të fitoj për ju. Për të gjithë qytetarët në të gjitha qytetet dhe fshatrat tona, këtë premtim timin e them vazhdimisht, Maqedoninë duhet ta bëjmë përsëri tuajën, sërish krenare, sërish të sigurtë, me institucione, me rend, vend me zhvillim dhe prosperitetit ku jetojnë njerëz të lumtur.
Ky është qëllimi ynë, kjo është ideja jonë.
Mesazhi im këtu sot është se gjërat duhet të ndryshojnë dhe duhet të ndryshojnë tani, është koha t'i tregojmë gjithë botës se si shtet mundemi, se mund të jemi më të mirë dhe më të fortë se kurrë.
Kurrë mos u dorëzoni, ka kohëra në jetë kur dikush thjesht dëshiron të heqë dorë dhe të shkojë në shtëpi, vetëm ju lutem besoni këto nuk janë kohëra të tilla dhe mos u dorëzoni kurrë, kam parë shumë njerëz të shkëlqyer në jetë që kanë hequr dorë në jetën e tyre, ata ishin më të mirët në grup, më të mirët në klasë, por hoqën dorë, kam parë të tjerë që nuk kishin talent të veçantë dhe tani janë ndër më të suksesshmit në fushën e tyre, prandaj them se më e rëndësishmja është përkushtimi, më e rëndësishmja është vendosmëria, fokusi dhe sfida, mos u dorëzoni kurrë sepse ka shpresë, mos ndaloni kurrë së luftuari për atë që besoni dhe për njerëzit që kujdesen për ju.
Asgjë që është e vlefshme të bëhet nuk është e lehtë, të ndjekësh bindjet e tua do të thotë që je i obliguar të pranosh kritikat nga ata që nuk kanë të njëjtin guxim për të bërë atë që është e drejtë, sepse vetëm brenda teje është forca, brenda teje është forca. Mos lejoni që askush të hedhë hije dyshimi mbi ju dhe ne së bashku dhe t'ju siguroj se ky shtet nuk do të ketë sukses. Ju them në këtë ditë këtu, së bashku do të kemi sukses!
Siç e përfundova konferencën vjetore me fjalimin tim të fundit, dua ta përfundoj edhe sot, dua që secili prej jush ta dijë se Maqedonia është gjallë! Dhe ajo merr frymë dhe do të marrë frymë me çdo frymëmarrje tonë, në çdo ditë të kaluar duke luftuar për të. Nuk kam harruar se kush jam dhe nga jam. Ndonjëherë duhet të jem pikërisht pragmatik që të mund ta ndihmoj atë dhe qytetarët. Dhe do të jem gjithmonë aq pragmatik sa duhet. Vetëm për të parë qytetarët sa më të lumtur dhe për ta parë atdheun tim një shtet të suksesshëm, modern, evropian. Që kjo të ndodhë, ne duhet të bashkohemi dhe të luftojmë.
Sfidat duken të mëdha. Nyja qëndron mbi ne. Por ne jemi një brez i ri, duhet të besojmë dhe të luftojmë. Unë besoj në ju. Ashtu siç besuan edhe ata në këtë ditë në Kuvendin themelues të Organizatës Revolucionare Maqedonase.
Ata filluan me guxim. Ne sot po korrim frytet e shtetit tonë falë sakrificës së tyre. Le të luftojmë që frytet e luftës sonë t'i korrin brezat e ardhshëm dhe që çdo brez pasardhës të ketë një pozicion fillestar më të mirë se i yni. E vërteta për çështjen maqedonase ishte, është dhe do të mbetet e gjallë.
Zoti e bekoftë Maqedoninë.