Zëvendëskryetari i Qeverisë për sistem politik Dimovski me urim me rastin e festës së Shën Klimentit të Ohrit

Urim i Shën Klimentit drejtuar Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë z. z. Stefan dhe anëtarëve të Sinodit të Shenjtë Ipeshkvnor të Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopatës së Ohrit nga zëvendëskryetari i Qeverisë për sistem politik, Ljupço Dimovski fortlumturia Juaj, Kryepeshkop i Ohrit dhe Maqedonisë dhe i Justinianës së Parë, z. z. Stefan,
Shën Klimenti i Ohrit, mbrojtësi i Kishës sonë Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopatës së Ohrit, është i gdhendur në kujtesën e popullit tonë maqedonas si figura më e ndritur e besimit tonë, krijuesi më i talentuar dhe oratori më i mençur, pastori më i përkushtuar dhe predikuesi e mësuesi më i palodhur.
Vepra civilizuese e Shën Klimentit, me krijimin e alfabetit cirilik, si dhe gjithë aktiviteti i tij kishtar, pedagogjik, letrar dhe përkthimor, përbëjnë një shembull të ndritur se si lavdërohet Zoti dhe si ruhet veçoria e popullit të vet.
Më shumë se 11 shekuj, fjala e Shën Klimentit ndriçon dhe bën mrekulli, edukon dhe fisnikëron, fjalët e tij mësimore dhe lavdëruese, sot edhe më shumë, janë një burim i pashtershëm nga i cili ushqehemi shpirtërisht të gjithë ne dhe shumë popuj në mbarë botën.
Fjala që ai mbolli dhe i dha jetë shëron plagët, është ngushëllim për të vetmuarit dhe dashuri për ata që janë shpirtërisht të varfër, por gjithashtu është ruajtës i identitetit dhe krenarisë së popullit maqedonas. Fuqia e kësaj fjale, e mishëruar në figurën dhe veprën e tij, përfaqëson fortesën më të pathyeshme të veprës shpëtimtare të shenjtorëve maqedonas, një alfabet shpirtëror i mirëkuptimit, i cili edhe sot vazhdon të jetë një rrugë e ndritur për shumë breza të rinj të popullit tonë.
Në këto momente festive, të drejtojmë misionin e madh maqedonas drejt së mirës për të gjithë popujt, forcimit të besimit me dëshminë e madhe se Maqedonia vazhdon të jetë një fener shpirtëror i madh me fuqinë dhe madhështinë e pamasë që na e dhuron ky Shënjtor i madh.
Dërgoj urime të sinqerta për Ju dhe për anëtarët e Sinodit të Shenjtë Ipeshkvnor të Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopatës së Ohrit, si dhe për mbarë popullin maqedonas, me dëshirën që të mbetemi të pandashëm në këtë vëllazëri të madhe të krishterë të Shën Klimentit.
Ljupço Dimovski
Zëvendëskryetar i Qeverisë për sistem politik