Mickoski: Kur nga opozita komentojnë me gënjeshtra, trillime dhe fyerje, i rrezikojnë interesat tona strategjike, së bashku me partnerin tonë strategjik SHBA-të

"Një çështje shumë thelbësore, veçanërisht pas asaj që ndodhi dje në mbledhjen e Këshillit Evropian, kur vendimi për buxhetin nuk u miratua unanimisht, diçka që është shumë e rëndësishme”, tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarit për situatën në Ukrainë dhe për akuzat e opozitës për mënyrën se si Maqedonia votoi për Rezolutën e Bashkimit Evropian për Ukrainën.

Ai është i bindur se askush nuk duhet të ketë dyshime se qëllimi ynë strategjik është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian, por edhe se partneri ynë strategjik janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Unë jam kritikuar në të kaluarën nga pushteti i atëhershëm dhe disa analistë të asaj kohe nga ana e pushtetit se kinse jemi më shumë drejt Lindjes sesa Perëndimit, tani që jemi shumë drejt Perëndimit, pse jemi kaq shumë drejt Perëndimit etj. Unë i kuptoj, unë nuk mund ta justifikoj zemërimin e tyre dhe mënyrën se si krijojnë trillime, por i kuptoj. Ata janë të frustruar, shpresa po kthehet te qytetarët, po ndërtohet, shihni projektet, treguesit janë pozitivë dhe gjithçka është në rregull. Por kur komentojnë në këtë mënyrë, kërcënojnë interesat tona strategjike, së bashku me partnerin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kur analizojnë me gënjeshtra e trillime dhe kur ofendojnë. E dini, një analist, shumë i afërt me opozitën e tanishme, pushtetit të mëparshëm, që duhet ta pranoj, bëri një mal me shpifje, ofendime ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe as ai dhe as ata që e mbështesin nuk kanë dalë publikisht për të kërkuar falje, dhe kjo është opozita aktuale, pushteti i mëparshëm, gjegjësisht koalicioni aktual opozitar i së Majtës, LSDM-së dhe BDI-së. As ata nuk dolën”, theksoi Mickoski.

Kryeministri Mickoski pret që në periudhën e ardhshme të konfirmohet ajo që ka thënë dikur, dhe tashmë po konfirmohet, se shumica e liderëve evropianë do të kërkojnë takim me Presidentin Tramp dhe do të kërkojnë një mënyrë për t'i dhënë fund këtij konflikti, të shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë.

“Jam i bindur që sot ne si shtet duhet të pozicionohemi së bashku me partnerin tonë strategjik, jemi të bindur në Qeveri se ky është drejtimi në të cilin duhet të lëvizim ne si shtet dhe në emër të kësaj, ishte edhe mbështetja jonë si Qeveri për Rezolutën e paraqitur nga ana e Shteteve e Bashkuara të Amerikës, si rezultat i tre vjetorit të fillimit të agresionit rus në Ukrainë, në kuadër të Kombeve të Bashkuara”, nënvizoi Mickoski dhe shtoi:

“Për atë se qëndrimi ynë ishte i saktë, konfirmimi erdhi në votimin në Këshillin për Siguri, i cili merr vendime përfundimtare, ku një numër i madh i vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurisë, pjesë e të cilit bën pjesë janë edhe Bashkimi Evropian, por edhe ato që janë anëtarë të përkohshëm dhe që janë pjesë e Bashkimit Evropian, nuk votuan kundër, por abstenuan. Nëse do të ishin kundër, mund ta votonin kundër dhe ta bllokonin. Ata nuk e bllokuan atë, duke e bërë Rezolutën në të cilën ne ishim ko-sponsor bashkë me tre vende të tjera, ndërsa të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u bë rezolutë detyruese. Kështu që, ky është drejtimi që kjo Qeveri, për mendimin tim, duhet të ndjekë dhe ne vlerësojmë se një paqe e qëndrueshme dhe e qëndrueshme në Ukrainë është diçka që i duhet Evropës, por edhe botës".