Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme solli vendimin për dhënien e pëlqimit për Marrëveshjen e ofrimit të ndihmës për Shoqërinë për prodhimtari, tregti dhe shërbime ShPKNj “BAUMER”, e cila do të prodhojë pajisje të specifikuar matëse, si pjesë e investimit të saj do të organizojë qendrën hulumtuese zhvillimore.
Ministrat sot në Qeveri sollën vendimin për përcaktimin e periudhës për dhënien me qira të tokës ndërtimore në Zonën industriale zhvillimore Shkupi 1 dhe për vlerën e qirasë me Shoqërinë për prodhimtari, tregti dhe shërbime ShPK import- eksport “BALKANLAR PLASTIK PRODHIMTARI”, Shkup si qiramarrës i tokës. Pjesëmarrjen e vet kompania në këtë institucion do ta ketë me rreth 8 milion euro, dhe parasheh 80 punësime.
Në këtë seancë, Qeveria e RM-së solli Vendimin për dhënien e pëlqimit për Marrëveshjen për qira afatgjate të tokës ndërtimore Shoqërisë për prodhimtari, tregti dhe shërbime ShPKNj “ZENIT INTERNACIONAL PRODUKT”, Shkup si qiramarrës i tokës, dhe vendime për periudhën e qiramarrjes dhe vlerën e saj për tokën ndërtimore në Zonën industriale Zhvillimore Shkupi 1. Kjo marrëveshje për ndihmë nga shteti për një investim të huaj është e 13-ta me radhë për një vit dhe vlen 3 milionë euro.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për formimin e Komisionit për evalvim të kërkesës për përkrahje financiare të investimeve, dhe angazhoi Ministrinë e Ekonomisë, në bazë të nominimeve të dorëzuara, të dorëzojë Zgjidhje për formimin e këtij Komisioni.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme 71, të rregullt solli vendimin të përcaktojë zëvendëskryeministrin për çështje evropiane d-r Bujar Osmanin të kryesojë me takimin e 15-të të Komitetit për stabilizim dhe asociim i cili do të mbahet më 19 dhe 20 qershor 2018 në Shkup.
Me këtë vendim angazhohet Sekretariati për Çështje Evropiane të koordinojë përgatitjet për takimin e 15-të të Komitetit për stabilizim dhe asociim i cili do të mbahet më 19 dhe 20 qershor 2018 në Shkup, e ku do të shqyrtohen çështjet kryesore të rëndësishme për procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi Raportin për bisedimet ekzekutive me tekst të harmonizuar të Marrëveshjes për statusin ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian për aksionet të realizuata nga Agjencia Evropiane për Roje Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Maqedonisë ( FRONTEKS), dhe përcaktojë Oliver Spasovskin, zëvendëskryetarin e Qeverisë së RM-së dhe ministër i punëve të brendshëm, në emër të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian për aksione të realizuara nga Agjencia Evropiane për Roje Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Maqedonisë.
Në seancën e sotme Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për përgatitjet për mbajtjen e Seancës së parë qeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi Informacionin lidhur me Vendimin për fuqinë e përgjithshme instalues të prodhuesve të autorizuar të energjisë elektrike, që shfrytëzojnë tarifën e autorizuar, dhe solli Vendimin për fuqinë e përgjithshme instalues të prodhuesve të autorizuar të energjisë elektrike, që shfrytëzojnë tarifën e autorizuar.
Me këtë vendim bëhet harmonizimi i gjendjes faktike aktuale për çështjet të cilat janë objektiv i rregullimit të saj, dhe kanë të bëjnë me fuqinë e përgjithshme instalues të prodhuesve të autorizuar të energjisë elektrike, që shfrytëzojnë tarifën e autorizuar për shitblerje të energjisë elektrike, lidhur me dispozitat të Ligjit të ri të Energjetikës.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe aprovoi Planin e veprimit për Projektin “Përforcimi i qendrave spitalore” dhe angazhoi Ministrinë e Shëndetësisë që çdo 6 muaj Qeverisë t’i dorëzojë informacion për progresin e aktiviteteve nga Plani i Veprimit, deri te realizimi final i Projektit “Përforcimi i qendrave ditore”.
Projekti “Përforcimi i qendrave ditore”, ka të bëjë me konceptin e praktikës së “one day surgery” ( terapi njëditore nga fusha) dhe procedura të tjera “out pacient” pa bujtur dhe pa qëndrim spitalor të pacientit në raste kur nuk ka nevojë të opservacionit të gjendjes të pacientit. Në këtë drejtim do të përpilohen udhëzime dhe do të përshtaten hapësira me kushte të duhur të spitale të përgjithshme klinike, ku ekzistojnë kushte në bazë të vlerësimit të bërë.
Në seancën e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë d-r Goce Çakarovski, emëroi Koordinator nacional të shëndetësisë.
Me propozim të Drejtorisë për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore, Qeveria sot solli Vendimin që tërësia e përmendoreve “Lokaliteti arkeologjik Heraklea Linkestis” në Manastir, të shpallet trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, nënkategorinë- rëndësi të madhe.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për aktivitetet për hartimin e Strategjisë afatmesme për përgjegjësi shoqërore të Republikës së Maqedonisë.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi vendimin për formimin e Forumit Digjital për Komunikime Informatike dhe Teknologjike. Disa nga detyrat e Forumit është pjesëmarrja me shërbime këshilluese për përshpejtimin e transformimit digjital i Republikës së Maqedonisë, për promovimin e digjitalizimit dhe modeleve të reja të biznesit në vend, për mënyrën e promovimit të Republikës së Maqedonisë si destinacion i radhës për investimet TIK në Evropë, si dhe çështje të tjera lidhur me transformimin digjital të Republikës së Maqedonisë.