Në seancën e sotme, Qeveria shqyrtoi Informacionin për bashkëpunim për gjendjen e “11 Tetori - Eurokompozit” nga Prilepi. Ndërkohë, Qeveria angazhoi kompaninë të kërkojë huamarrje nga kompanitë me pronësi shtetërore nga “ELEM” dhe “MEPSO” nga 3 milionë denarë, ose gjithsej 6 milionë denarë. Njëkohësisht, Qeveria të dyja kompanive iu rekomandoi të sigurojnë huamarrjen e kërkuar.
Gjysma e mjeteve (milion denarë), destinohen për pagesën lineare të të ardhurave të të punësuarve. Afër 30% e mjeteve do të alokohen për furnizimin e lëndëve të para dhe për mjetet e tjera të nevojshme të kompanisë. Pjesa tjetër e parave do të alokohet për ecurinë e mirëmbajtjes së “11 Tetori- Eurokompozit” nga Prilepi.
Në seancën e sotme, Qeveria gjithashtu angazhoi Zëvendëskryetarin e Qeverisë të angazhuar për çështjet ekonomike dhe koordinimin e resurseve ekonomike - Koço Angjushev, në përputhje me dispozitat ligjore, që sa më shpejt të gjejë zgjidhje përfundimtare për kompaninë “11 Tetori-Eurokompozit” nga Prilepi.
Ministrat aprovuan propozim- lgjin për ndryshim të Ligjit për vlerën e shtuar. Ndryshimet parashohin prolongimin e afatit të zbatimit të shkallës së privilegjuar prej 5%, në prometin e parë ndërtesave të banimit dhe të apartamenteve të cilët do të shfrytëzohen për banim, i cili do të realizohet në afat prej 5 vitesh pas ndërtimit. Me propozim- ligjin afati vazhdohet edhe për 5 vite, përkatësisht me fillim të vitit të ardhshëm deri në fund të vitit 2023.
Qeveria në seancë shqyrtoi dhe aprovoi Informacionin për propozim- marrëveshjen për dhënien e ndihmës shtetërore Shoqërisë për Prodhim dhe Tregti ShPKNj “TELAMON EVROPA MAQEDONI”, Shkup. Qeveria angazhoi Zorica Apostolloskën, ministren pa portofol të angazhuar për tërheqje të investimeve të huaja, të nënshkruajë marrëveshjen e propozuar për ndarjen e ndihmës shtetërore për Shoqatën për prodhimtari dhe tregti ShPKNj “TELAMON EVROPA MAQEDONI”, Shkup. Marrëveshja do të firmoset më 13-in të këtij muaji.
Me propozim- ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagën minimale në Republikën e Maqedonisë, për të cilin ministrat u dakorduan se duhet të sillet me procedurë të përshpejtuar, rregullohet përkrahja financiare për rritje të pagave në vlerë më të lartë nga paga minimale. Qëllimi është të nxiten punëdhënësit punëtorëve t’iu paguajnë paga më vlerë më të lartë nga paga minimale e përcaktuar me këtë ligj, për avancimin e standardit ekonomik dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe zhvillimin në Republikën e Maqedonisë. Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për arkëtimin e pagës minimale në Republikën e Maqedonisë do të nxitet spiralja e rritjes së pagave.
Në seancën e 77-të e Qeverisë ministrat aprovuan propozim- ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve. Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të këtij ligji janë në drejtim të avancimit të gjendjes financiare të shfrytëzuesve të së drejtës të shtesës së posaçme për fëmijën që ka nevoja specifike dhe që ka zhvillim të vonuar mendor dhe fizik ose aftësi të kufizuara të kombinuara në zhvillim deri në 26 vjet të jetës, si dhe mundësim të fëmijëve që shfrytëzojnë të drejtën e shtesës së posaçme të kenë sigurim shëndetësor, nëse këtë të drejtë në përputhje me ligjin nuk e kanë e kanë realizuar.
Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për mbrojtje të fëmijëve do të përmbajë zgjidhjet në vijim:
- lartësinë e vlerës së përcaktuar të së drejtës së shtesës së posaçme me Ligjin për mbrojtje të fëmijëve të rritet nga 4.202 denarë në 5.021 denarë.
- në vlerat e rritura ( të prindërit kryefamiljar i cili ka fëmijë me nevoja specifike të zhvillimit fizik dhe mendor ose aftësi të kufizuara të kombinuara të zhvillimit deri më 26 vjeç) të rritet nga 6.303 denarë në 7.351 denarë;
- për prindërit e pasiguruar materialisht, shfrytëzues të asistencës sociale financiare dhe ndihmës së përhershme financiare, të cilët kanë fëmijë me nevoja specifike të zhvillimit fizik dhe mendor ose aftësi të kufizuara të kombinuara të zhvillimit deri më 26 vjeç të rritet nga 5.252 denarë në 6.276 denarë.
Me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale Qeveria shqyrtoi dhe aprovoi Informacionin për ndërtimin e qendrës për fëmijët autik. Qeveria angazhoi ministrinë përkatëse që në afat prej 30 ditësh të fillojë procedurën e nevojshme për nxjerrjen e lejeve të ndërtimin. Më së voni për 6 muaj Ministria e Punës dhe Politikës Sociale duhet të informojë Qeverinë për realizimin e plotë të projektit.
Qeveria në seancën e rregullt, si material për informim, shqyrtoi dhe raportin final të revizionit të autorizuar për revizionin e realizuar të raporteve financiare dhe revizionit të harmonizuat për vitin 2016 të Ministrisë së Kulturës. Gjatë kësaj konstatoi se ky raport nga Enti Shtetëror i Revizionit është dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike. Njëkohësisht Qeveria angazhoi Ministrinë e Kulturës të qaset në hartimin e Planit të veprimit për të definuar saktë afatet dhe bartësit për implementimin e rekomandimeve të dhëna për Raportin final të Entit Shtetëror të Revizionit për revizionin e realizuar për rregullshmërinë për vitin 2016 në funksion të tejkalimit të gjendjeve të konstatuara, dhe i njëjti në afat prej 30 ditësh të dorëzohet në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe në Entin Shtetëror të Revizionit.
Në seancën e 77, ministrat pranuan propozim- programet për ndryshimet për programet financiare për financimin e bujqësisë, peshkatarisë dhe akuakulturës dhe për përkrahje të zhvillimit rural- të gjithë për vitin vijues 2018.
Qeveria në seancën e sotme aprovoi Informacionin për dhënien e pëlqimit për shpalljen e Thirrjes publike për dhënie me qira të tokës bujqësore me pronësi shtetërore për sipërfaqe mbi 3 hektarë, nëpërmjet ankandit elektronik. Gjithashtu, Qeveria miratoi vendimin për dhënien e pëlqimit të këtillë, e njëkohësisht solli vendimin për formimin e Komisionit për dhënien me qira të tokës bujqësor në pronësi të shtetit për sipërfaqe mbi 3 hektarë.