Nga seanca e 104-të e Qeverisë së RM-së: Aprovohet kredit për Jugohromin për furnizime të filtrave kundër ndotjes; rriten mjetet për thirrjen e dytë për stufat me paleta; u miratua modeli për reforma në DSK

Në seancën e sotme, të 104-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi Propozimin për modelin për reforma të sistemit të sigurimit dhe zbulimit në Republikën e Maqedonisë, me plan për  vendosjen e tij. Në seancë Qeveria e RM-së angazhoi Ministrinë e punëve të brendshme në bashkëpunim me organet kompetente të administratës shtetërore dhe institucioneve të koordinojë të gjitha aktivitete që dalin nga reformat në sistemin e sigurimit dhe zbulimit në Republikën e Maqedonisë.

Në këtë seancë, Qeveria miratoi Propozim – ligjin për tatim personal si pjesë e reformës tatimore për vendosjen e tatimit të drejtë dhe reformës penzionale për sigurimin e sistemit stabil penzional, me vendim propozim- ligji të dorëzohet në miratimin e Kuvendit të RM-së.

Qeveria sot miratoi  që Ministria e Drejtësisë  në Komisionin e Venecias të dorëzojë Propozim- ligjin për ndryshime dhe plotësime, në Komisionin e Venecias, prej të cilit pritet të jep mendimin për ndryshimet dhe plotësimet e propozuara.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për ndërtimin e shtëpisë së sporteve dhe angazhoi Shoqatën aksionare për ndërtim dhe ekonomizim me hapësirë banuese dhe afariste me rëndësi për Republikën,  në korrelacion të përbashkët me Agjencinë për të rinj dhe sport, të sigurojë koordinim dhe përkrahje administrative për realizimin e plotë të projektit të lëndës dhe ta informojë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për realizimin e projektit në afat prej gjashtë muaj.

Me propozim të Ministrisë së transportit dhe lidhjeve, Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për nevojën për zbatimin e furnizimit  publik disavjeçar për përzgjedhje të shtëpisë së pavarur revizore, për nevojat e projektit “Rehabilitimi i pjesës lindore hekurudhës të korridorit VIII, faza -1, seksioni Kumanovë- Beljakovcë”, financuar me huamarrje nga Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim, si dhe Informacioni për nevojën e dorëzimit të Aplikimit për grant investues për ndërtimit e pikës së përbashkët kufitare hekurudhore përmbajte shoqëruese “Tabanocë” ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë.

Në seancën e sotme ministrat në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, shqyrtuan dhe miratuan informacionin për dhënien e aprovimit të Ministrisë së Shëndetësisë për fillimin e procedurës për ndarjen e marrëveshjes disavjeçare për furnizime publike për formimin e sallës operative hibride multi-funksionale me realizimin e punëve të nevojshme dhe  furnizimin e pajisjes mjekësore për nevojat e IPSh Klinikës Universitare të Neurokirurgjisë, Shkup.

Në këtë seancë, Qeveria solli mendim negativ për Propozim- ligjin për Propozim- ligjin për personat e dyshuar, të akuzuar dhe të dënuar për ngjarjet e kuvendit më 27 prill të vitit 2017, i cili u dorëzua nga grupi i deputeteve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Me propozim të Agjencisë për promovim dhe përkrahje të turizmit Qeveria shqyrtoi Informacionin për themelimin e zonës turistike zhvillimore – Matka, komuna e Sarjait, dhe angazhoi Ministrinë e ekonomisë në afat prej shtatë ditësh të organizojë takim me Ministrinë e transportit dhe lidhjeve, Ministrinë e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomizimit të ujërave, Komunën Saraj dhe Agjencinë për promovim dhe përkrahje  të turizmit me qëllim që të intensifikohet procedura për themelimin e zhvillimit turistik në Komunën e Sarajit.

Në seancën  sotme Qeveria e RM-së, rriti mjetet për përkrahje të harxhimeve për blerjen e stufave me paleta në amvisëri nga 14.000.000, në 21.000.000  denarë dhe angazhoi Ministrinë e ekonomisë të publikojë shpalljen e dytë publike, ku të drejtë për aplikim do të kenë të gjitha amvisëritë të cilat kanë blerë paleta gjatë periudhës nga 1 shtatori deri më 12 dhjetor të vitit 2018.

Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për statusin dhe aktivitet e projektit “Western Balkans Trade and Transport facilitation” të propozuar nga Banka botërore, e cila përbëhet nga një seri projektesh të veçanta, kryesisht nga infrastruktura doganore për integrimin ekonomik  të vendeve të rajonit.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme angazhoi Bankën e Maqedonisë për mbështetje dhe zhvillim të lidh marrëveshje për kredi me Shoqërinë për prodhimtari, tregti dhe shërbimet “JUGOHROM ALZAR ShPKNjP import-eksport Jegunoc nga linja kreditore nga Fondi i Posaçëm Kreditor (FPK) në shumë prej 92.242.500 denarë për ndërtimin e sistemit të filtrimit për mbrojtje nga ndotja, me çka do të mundësohet që fabrika të vazhdojë të punojë dhe  të angazhohen të punësuarit.