Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e 110-të aprovoi Informacionin për realizimin e projektit për shfrytëzimin e shërbimit për pushim dhe rekreacion të fëmijëve me rrezik social dhe fëmijë shfrytëzues të shtesës së veçantë financiare për dimrin e vitit 2019. Nëpërmjet këtij projekti gjatë pushimit dimëror të vitit 2019 pushim falas o të kenë afër 1000 fëmijë të lindur gjatë periudhës 2004-2009 dhe/ose fëmijë që janë nxënës të rregullt në vitin shkollor 2018/2019 ndjekin klasën e pestë, të gjashtë, të shtatë, të tetë dhe të nëntë nga familjet me rrezik social, përkatësisht shfrytëzues të asistencës sociale, ndihmës së përhershme financiare, shtesën financiare për fëmijë deri në moshën 26 vjeçare. Fëmijët kanë të drejtë për pushime dimërore, të cilat do të plotësohem me aktivitete edukativo- arsimore. Fëmijët shfrytëzues të shtesës së posaçme dhe/ose fëmijë me invaliditet gjatë shfrytëzimit të këtij shërbimi kanë të drejtë edhe për shoqërues.
Sot, ministrat e miratuan Informacionin, për ecurinë e progresit të aktiviteteve lidhur me projektin “Ndërtimi i termocentralit filtrues për Qytetin e Shkupit në Trubarevë”, me Planin e Veprimit. Gjatë kësaj Qeveria i rekomandon Komunës së Gazi Babës në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, në afat më të shkurtër kohor të sjellë plane të detajuara urbaniste për lokalitetin ku në përputhje me Planin Gjeneral Urbanistik të paraparë për stacionin e filtrimit, me qëllim Qyteti i Shkupit të mund të fillojë me procedurën për zgjidhjen e marrëdhënieve pronësore - juridike si dhe të definohet rruga me qasje në stacionin filtrues.
Disa nga vendimet e mbledhjes së 110-të është raporti për përfundimin e bisedimeve për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për mbrojtje dhe shpëtim nga katastrofat natyrore dhe të fatkeqësitë e tjera. Me marrëveshjen janë të përfshira popullatës dhe Çështje nga fusha e mbrojtjes dhe shpëtimit të popullatës dhe të mirave materiale në nivel bilateral, si dhe në bashkëpunimin në pjesën e dhënies dhe marrjes së ndihmës së përbashkët në rast të katastrofave të mëdha, me qëllim të përgjigjes së duhur gjatë situatave të këtilla. Përveç, kësaj Marrëveshja është kontribut serioz në avancimin e bashkëpunimit rajonal të Republikës së Maqedonisë me shtet për rreth, në domenin e parandalimit dhe përgjigjen e saj ndaj katastrofave natyrore dhe fatkeqësive të tjera.
Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria sot aprovoi Informacionin për zhvillimin e sistemit të shpërndarjes së gazit natyror në Republikën e Maqedonisë. Me qëllim të ndërtohet për model për zhvillimin e sistemit të shpërndarjes të gazit natyror, Qeveria të angazhojë Ministrinë e Ekonomisë të formojë grupin e punës të përbërë nga dy përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, nga një përfaqësues nga Kabineti i kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Kabinetit të zëvendëskryetarit të Qeverisë i angazhuar për çështje ekonomike, nga një përfaqësues nga ministritë ajo e Financave, e Transport dhe Lidhjeve, e Vetëqeverisjes Lokale dhe nga një përfaqësues nga Shoqata Aksionare për Resurse Ekonomike të Maqedonisë - Shkup. Afati për emërimin e anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve është 5 ditë. Modeli për zhvillimin e sistemeve për shpërndarje të gazit natyror në vend, Ministria e Ekonomisë është e obliguar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë të dorëzojë në afat prej 45 ditësh.
Në mbledhjen e sotme qeveritare u siguruan 385 milion denarë ose mbi 6,2 milion euro për pagesën e subvencioneve të mbetura për disa masa nga Programi për financimin e përkrahjes për bujqësinë për vitin 2017. Me këtë deri në fund të kësaj jave, pas publikimit të vendimit në Gazetën Zyrtare, do të fillojë pagesa e subvencioneve.
Qeveria në mbledhje e miratoi Informacionin për institucionalizimin e llogarive nacionale të shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë. Ky sistem paraqet vegël jashtëzakonisht të rëndësishme e cila përdoret gjatë përllogaritjes së harxhimeve të përgjithshme në shëndetësi sipas një klasifikimi të definuar paraprakisht, me qëllim të kuptohet më mirë financimi në sektorin e shëndetësisë dhe të shihet roli i tij në ekonominë e përgjithshme në vend. Sistemi i Llogarive nacionale të shëndetësisë përshkruan ecurinë e mjeteve financiare nga burimet financiare nëpërmjet dhënësve të shërbimeve deri tek konsumi final i të mirave shëndetësore dhe shërbimeve.
Si material për informimin ministrive u shqyrtua Informacioni për rezultatet e grupit të punës për implementimin e Planit të veprimit për partneritet të hapur qeveritar 2016-2018, me raport final për vetëvlerësim. Ndërkaq, Qeveria konstatoi se gjatë hartimit të planeve të veprimit, në kuadër të grupeve të punës, duhet të përfshihen edhe përfaqësues nga Sekretariati për Çështje Evropiane, me qëllim në mënyrë sa më efikase të informimit të Komisionit Evropian për masat e ndërmarr dhe aktivitetet lidhur me këtë nismë për hartimin e planit të veprimit dyvjeçar.