Nga mbledhja e Qeverisë së RM-së: Do të harmonizohen vendimet për masat mbrojtëse për çelikun me BE-në; Miratohet furnizimi i mamografive me vlerë prej 85 milionë denarë; U miratua Strategjia Kombëtare e Transportit deri në vitin 2030; 2 janari do të jetë

Në mbledhjen e sotme të 112-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për paralajmërimin nga Bashkimi Evropian për ndërmarrjen e masave mbrojtëse përfundimtare për prodhimet  nga çeliku dhe angazhoi Sekretariatin për Çështje Evropiane, në koordinim me Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Financave, Drejtorinë e Doganave dhe Kabinetin e ZKQRM-së për çështje evropiane, të përpilojë kërkesën me Komisionin Evropian dhe ta dorëzojë në Misionin e Përhershëm të RM-së në Gjenevë, më së vonë deri më 27.12.2018, si dhe të organizohet takim me kompanitë e përfshira nga procedura anti- damping për prodhime të çelikut e hapur nga BE-ja, më së voni deri më 20 janar të vitit 2019, për harmonizimin e masave mbrojtëse.

Në këtë mbledhje Qeveria e RM-së si dokument operativ strategjik shqyrtoi dhe miratoi Strategjinë Kombëtare të Transportit 2018-2030.

Njëri nga qëllimet e kësaj Strategjie është të përmirësohet efikasiteti ekonomik, qasshmëria dhe siguria e transportit, ndikimi mbi mjedisin jetësor i aktiviteteve të transportit aktual dhe atij të së ardhmes, si dhe të sigurohen aktivitete të cilat kanë të bëjnë me mangësitë e sektorit të transportit në nivel rajonal dhe nacional. Aktivitetet të përfshijnë periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2030 me listë indikative të projekteve,aktiviteteve dhe politikave për realizimin e periudhës që përfshinë strategjia.

Me propozim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratua pakoja Informacioni me kërkesë për ndryshime të Vendimit për ndarjen e mjeteve për financimin e projekteve për zhvillim të rajoneve planore në vitin 2018, për ndryshim të Vendimit për ndarjen e financimit të projekteve për zhvillim në zonat me zhvillimi të nevojave specifike në vitin 2018.

Të gjitha vendimet kanë për qëllim të bëjnë dinamikën e realizimit të mjeteve të parapara me projektet e infrastrukturës dhe projekte për mbrojtje të mjedisit jetësor në këto zona.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë solli Vendimin për miratimin e Bilancit energjetik të Republikës së Maqedonisë, për vitin 2019, si dhe dokumentin indikativ të planifikimit i cili përcakton nevojat nga sasitë e përgjithshme të energjisë, si dhe llojet e energjisë në Republikën e Maqedonisë dhe mundësitë për sigurimin e tyre me prodhimtari nga kapacitet vendase ose import.

Në mbledhjen e sotme Qeveria aprovoi harmonizimin e tekstit të Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për realizimin e Projektit “Sjelljen e vendimeve – menaxhim i mirë dhe efikasitet në administratën publike”.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e RM-së solli vendim që 2 janari të jetë ditë jo pune për të punësuarit në administratën publike, me rekomandimin që kjo të pranohet edhe nga sektori privat.

Me vendim të Qeverisë së RM-së, në mbledhjen e sotme Ministrisë së Shëndetësisë iu aprovua të fillojë me procedurën për ndarjen e marrëveshjes disavjeçare për furnizime publike të mamografive, për nevojat e institucioneve shëndetësore publike në Republikën e Maqedonisë, me vlerë të përgjithshme prej 85.000.000,00 denarë, e cila duhet të realizohet në faza edhe atë në vitet: 2019,2020 dhe 2021.

Me propozim të Ministrisë së Financave Qeveria e miratoi Propozim- vendimin për   përcaktimin e vlerës maksimale në nivel të huamarrjes së re, nëpërmjet dhënies së letrave shtetërore me vlerë nga vlera e tregut vendas financiar në vitin 2019 me vlerë prej 9.225.000.000,00 ( nëntë miliardë dyqindenjëzetepesë milionë) denarë.

Në përputhje me parimin e Qeverisë për shpenzime transparente dhe llogaridhënëse të fondeve shtetërore, në mbledhjen e sotme u miratua vendimi me të cilin obligohen drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e organeve të pavarura shtetërore, organeve në përbërje të Ministrive dhe Këshillit të Inspektimit dhe me të cilën u sugjerohet drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të ndërmarrjeve publike, personave juridikë me autorizim publik dhe shoqërive aksionare në pronësi të shtetit, për të pasur pasqyrë më të mirë gjatëkërkimit, baneri dixhital për llogaridhënie për shpenzimet e bartësve të funksioneve publike të vendoset në faqen kryesore [HOME] të ueb faqeve të institucioneve.